Osmani takon Hovenierin, flasin për miratimin e Programit të Shitjeve Ushtarake nga DASh-i

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Bëhet e ditur se gjatë takimit, Osmani e Hovenier folën për zhvillimet e fundit në vend, ku në fokus ishte miratimi i Programit të Shitjeve Ushtarake nga Departamenti amerikan i Shtetit. “Me këtë rast, Presidentja Osmani e falënderoi ambasadorin Hovenier për angazhimin […]

Osmani takon Hovenierin, flasin për miratimin e Programit të Shitjeve Ushtarake nga DASh-i
osmani-takon-hovenierin,-flasin-per-miratimin-e-programit-te-shitjeve-ushtarake-nga-dash-i

osmani-takon-hovenierin,-flasin-per-miratimin-e-programit-te-shitjeve-ushtarake-nga-dash-i

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Bëhet e ditur se gjatë takimit, Osmani e Hovenier folën për zhvillimet e fundit në vend, ku në fokus ishte miratimi i Programit të Shitjeve Ushtarake nga Departamenti amerikan i Shtetit.

“Me këtë rast, Presidentja Osmani e falënderoi ambasadorin Hovenier për angazhimin e tij të vazhdueshëm dhe vlerësoi lartë punën e institucioneve në  të dyja anët”.

“Presidentja Osmani dhe Ambasadori Hovenier diskutuan edhe për një sërë çështjesh të tjera të interesit të përbashkët dhe rikonfirmuan nevojën dhe gatishmërinë e bashkëpunimit dhe bashkrëndimit të vazhdueshëm me qëllim të përmbushjes së objektivave të përbashkëta”, thuhet në njoftimin e presidencës.