Osmani takon kryeministren e Italisë, diskutojnë për përforcimin e marrëdhënieve dhe rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni me të cilën ka biseduar rreth bashkëpunimit mes dy shteteve. Osmani përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Kosova llogarit në lidershipin e Melonis, për t’u avancuar drejt integrimit evropian. “Në takim me Kryeministren e Italisë, […]

Osmani takon kryeministren e Italisë, diskutojnë për përforcimin e marrëdhënieve dhe rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së
osmani-takon-kryeministren-e-italise,-diskutojne-per-perforcimin-e-marredhenieve-dhe-rrugetimin-e-kosoves-drejt-be-se

osmani-takon-kryeministren-e-italise,-diskutojne-per-perforcimin-e-marredhenieve-dhe-rrugetimin-e-kosoves-drejt-be-se

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni me të cilën ka biseduar rreth bashkëpunimit mes dy shteteve.

Osmani përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Kosova llogarit në lidershipin e Melonis, për t’u avancuar drejt integrimit evropian.

“Në takim me Kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, potencova rolin e rëndësishëm të Italisë në përkrahjen e vendit tonë në të gjitha etapat.

Llogarisim në lidershipin e Kryeministres Meloni në avancimin e rrugës së shtetit tonë drejt integrimit evropian”, ka shkruar Osmani.