Pantina: Sigurimi i librave – dështimi i radhës i Qeverisë ‘Kurti’, po mundohen ta largojnë vëmendjen nga veriu

Ministria e Arsimit këtë vit shkollor nuk ka mundur t’i sigurojë tekstet shkollore për nxënësit. Ministrja Arbërie Nagavci ka propozuar një metodë të re të blerjes së librave nga prindërit e pastaj të ndodh rimbursimi nga shteti. Mos-sigurimi i librave ka sjellë reagime të shumta në vend. Shqipe Pantina, tashmë pjesë e LDK-së, e ka […]

Pantina: Sigurimi i librave – dështimi i radhës i Qeverisë ‘Kurti’, po mundohen ta largojnë vëmendjen nga veriu
pantina:-sigurimi-i-librave-–-deshtimi-i-radhes-i-qeverise-‘kurti’,-po-mundohen-ta-largojne-vemendjen-nga-veriu

pantina:-sigurimi-i-librave-–-deshtimi-i-radhes-i-qeverise-‘kurti’,-po-mundohen-ta-largojne-vemendjen-nga-veriu

Ministria e Arsimit këtë vit shkollor nuk ka mundur t’i sigurojë tekstet shkollore për nxënësit.

Ministrja Arbërie Nagavci ka propozuar një metodë të re të blerjes së librave nga prindërit e pastaj të ndodh rimbursimi nga shteti.

Mos-sigurimi i librave ka sjellë reagime të shumta në vend.

Shqipe Pantina, tashmë pjesë e LDK-së, e ka quajtur këtë vendim si dështim të Qeverisë.

 “Dështim i radhës i kësaj Qeverie në vargun e dështimeve në qeverisje, prandaj po mundohen ta largojnë vëmendjen nga veriu duke e krijuar ndonjë krizë atje, në menaxhimin e situatës së brendshme ka dështuar tërësisht”, tha ajo për Front Online.

Pantina thotë se prindërit e papërgjeshëm do ta manipulojnë procesin.

Ajo tha se çmimi i blerjes me pakicë do të kushtojë më shtrenjtë.

“Nuk i bën dëm kompanive apo shtëpive botuese përkundrazi e rritë çmimin e tyre dhe e ngarkon barrën e prindërit se do ishte më efikase me u blerë librat si në të kaluarën. Do të ketë shumë parregullsi në proces ka edhe manipulim nga prindër të papërgjeshëm. Nuk mund të jetë çmimi i blerjes me pakicë më i lirë se sa me u blerë me shumicë nga ana e Qeverisë”, theksoi Pantina./Front Online