PDK-ja kërkon debat parlamentar për gjetjet e raportit të DASH-it

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën me një kërkesë për ndryshim të rendit të ditës nga PDK-ja. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka paraqitur kërkesën që në rend të ditës të futet edhe debati parlamentar për gjetjet e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit. “Kërkojmë nga seanca që të plotësohet rendi i […]

PDK-ja kërkon debat parlamentar për gjetjet e raportit të DASH-it
pdk-ja-kerkon-debat-parlamentar-per-gjetjet-e-raportit-te-dash-it

pdk-ja-kerkon-debat-parlamentar-per-gjetjet-e-raportit-te-dash-it

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën me një kërkesë për ndryshim të rendit të ditës nga PDK-ja.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka paraqitur kërkesën që në rend të ditës të futet edhe debati parlamentar për gjetjet e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit.

“Kërkojmë nga seanca që të plotësohet rendi i ditës me mocion nëpërmjet së cilës të plotësohet me debat parlamentar në lidhje me të gjeturat e raportit të DASh-it. DASh ka prezantuar një raport që ka të gjetura shqetësuese për qeverinë dhe institucionet e Kosovës. Një përshkrim ku tashmë kemi një korrupsion serioz, ku përshkruhet edhe numri i saktë i ministrave që janë të përfshirë në afera korruptive. Duke i’u referuar atij raporti nga 15 ministra pesë prej tyre janë nën hetime dhe dy zëvendësministra. Kjo është çështje e rëndësishme dhe duhet ta trajtojmë këtë raport në kuadër të kësaj seance”, tha Tahiri, raporton FrontOnline.

Ky propozim nuk u përkrah nga partia në pushtet, ata kanë propozuar të caktohet një ditë tjetër për debat parlamentar në lidhje me raportin.