Pensionohet mjeku i njohur nga Gjilani Dr.Hajriz Ibrahimi 

Mjeku i njohur nga Gjilani, Hajriz Ibrahimi është pensionuar pas 36 vitesh shërbimi e përkujdesje ndaj pacientëve, raporton Front Online. Në vitin 1988, Ibrahimi filloi për herë të parë punën si mjek në shërbimin e vaksinimit pranë ish- Shtëpisë së Shëndetit në Gjilan (tani QKMF). Tutje, Dr. Ibrahimi ka ofruar shërbime shëndetësore në fshatrat Zhegër […]

Pensionohet mjeku i njohur nga Gjilani Dr.Hajriz Ibrahimi 
pensionohet-mjeku-i-njohur-nga-gjilani-dr.hajriz-ibrahimi 

pensionohet-mjeku-i-njohur-nga-gjilani-dr.hajriz-ibrahimi 

Mjeku i njohur nga Gjilani, Hajriz Ibrahimi është pensionuar pas 36 vitesh shërbimi e përkujdesje ndaj pacientëve, raporton Front Online.

Në vitin 1988, Ibrahimi filloi për herë të parë punën si mjek në shërbimin e vaksinimit pranë ish- Shtëpisë së Shëndetit në Gjilan (tani QKMF).

Tutje, Dr. Ibrahimi ka ofruar shërbime shëndetësore në fshatrat Zhegër dhe Shurdhan të Gjilanit për një periudhë kohore.

Nga aty, në fillimet e vitit 1994, regjimi i atëhershëm dhunshëm e dëboi nga puna.

Pastaj, po në të njëjtin vit, Ibrahimi themeloi ordinancën e tij të pavarur të mjekësisë së përgjithshme “Preventiva” në Gjilan, ku zhvilloi veprimtarinë e tij private, deri në mbarimin e luftës.

Në vitin 1999, Dr. Hajriz Ibrahimi u rikthye në punë pranë ish- Shtëpisë së Shëndetit si mjek në dispanzerin e fëmijëve, ndërsa, në vitin 2000, u zgjodh Drejtor në Qendren Kryesore të Mjeksisë Familjare në Gjilan, për një mandat katër vjeçar duke dhënë kontribut kyç në fillimin e implementimit të Mjekësisë Familjare.

Dr. Ibrahimi shquhet për natyrën e tij të qetë dhe shumë humane, duke patur një rol të jashtëzakonshëm për vite me radhë në ruajtjen dhe përparimin e shëndetit.

Ai pensionohet më datë 06 Maj 2024, pranë QMF-së ”28 Nëntori” në Gjilan, me një ceromoni  përgaditur nga familjarët dhe kolegët.