Për herë të pestë tentohet themelimi i Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore

Sot për të pestën herë me radhë do të tentohet të bëhet konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla. Ideja për një komision hetimor lidhur me procedurat […]

Për herë të pestë tentohet themelimi i Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore
per-here-te-peste-tentohet-themelimi-i-komisionit-hetimor-per-rezervat-shteterore

per-here-te-peste-tentohet-themelimi-i-komisionit-hetimor-per-rezervat-shteterore

Sot për të pestën herë me radhë do të tentohet të bëhet konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla.

Ideja për një komision hetimor lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore ka ardhur nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Por, kundër këtij komisioni hetimor ka dalë lëvizja Vetëvendosje.

Shefja e këtij grupi parlamentar, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë në njërën nga seancat e Kuvendit se peticioni i iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës e i nënshkruar nga 41 deputetë, është hap i ngutshëm.

“LDK-ja ka ndërmarr një hap i cili është hap i ngutshëm sipas Grupit Parlamentar të LVV-së duke dorëzuar në Kuvend kërkesën për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore. Megjithatë, disa muaj ma herët në Kuvend dhe në media janë përmendur dyshimet se mund të ketë keqpërdorime me rezervat shtetërore”, ka deklaruar Kusari-Lila.

Sipas saj, ky hetim parlamentar synon të bëjë paralelizëm për diçka që organet e rendit janë të përfshira, ndërsa ka pyetur deputetët nënshkrues të peticionit “A nuk po i besoni Prokurorisë apo e konsideroni veten hetues më të aftë se Prokuroria dhe Policia?”.

Iniciuesi i këtij komisioni, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, gjatë seancës së fundit ka thënë se duhet të zbardhen të gjitha dyshimet për keqpërdorime me rezerva shtetërore nga ana e Ministrisë së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë.

Kujtojmë se në skandalin me furnizimin me rezerva shtetërore dyshohet se janë të përfshirë ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, pronari i “Buke e Zemër”, Ridvan Muharremi dhe disa zyrtarë të tjerë.

Në lidhje me dyshimet për keqpërdorime me rezerva shtetërore, policia pati arrestuar Ridvan Muharremin dhe dy zyrtarë të tjerë.

Të njëjtit me një vendim të Gjykatës së Apelit janë liruar nga paraburgimi për t’u mbrojtur në liri.