Përbërja e re e Kuvendit të RMV-së do të ketë 30 deputetë shqiptarë, këto janë emrat (Infografik)

30 nga 120 deputetët e sapo zgjedhur të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut janë shqiptarë, shkruan Portalb.mk. Në përbërjen e re parlamentare, 16 deputetë shqiptar janë nga Fronti Evropian, 13 nga VLEN dhe 1 nga LSDM. Deputetët shqiptar vijnë nga zona e parë, e dytë, e pestë dhe e gjashtë zgjedhore, ndërkaq nga zona e […]

Përbërja e re e Kuvendit të RMV-së do të ketë 30 deputetë shqiptarë, këto janë emrat (Infografik)
Kuvendi, Parlamenti i Maqedonisë së Veriut, foto: Teuta Buçi/Portalb.mk

30 nga 120 deputetët e sapo zgjedhur të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut janë shqiptarë, shkruan Portalb.mk.

Në përbërjen e re parlamentare, 16 deputetë shqiptar janë nga Fronti Evropian, 13 nga VLEN dhe 1 nga LSDM.

Deputetët shqiptar vijnë nga zona e parë, e dytë, e pestë dhe e gjashtë zgjedhore, ndërkaq nga zona e tretë dhe e katërt ehe pse kishte kandidatë, asnjë nga deputetët shqiptar nuk arriti të sigurojë mjaftueshëm vota për të marrë mandat.


Përbërja e re e Kuvendit duhet të konstituohet më së voni 20 ditë pas zgjedhjeve.

Zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare në RMV u mbajtën me 8 maj 2024. Sipas rezultateve përfundimtare, VMRO-DPMNE fitoi 58 deputetë, Fronti Evropian 19, LSDM 18, VLEN 13, E Majta 6 dhe Znam 6.