Përfundon tërheqja e 25 përqind të policëve nga ndërtesat komunale në veri

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka përfunduar reduktimi i mëtejshëm i forcave policore në dhe rreth ndërtesave në veri, në masën prej 25 përqind, sipas dakordimit që ishte arritur në Bratisllavë mes zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe Emisarit të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e […]

Përfundon tërheqja e 25 përqind të policëve nga ndërtesat komunale në veri
perfundon-terheqja-e-25-perqind-te-policeve-nga-ndertesat-komunale-ne-veri

perfundon-terheqja-e-25-perqind-te-policeve-nga-ndertesat-komunale-ne-veri

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka përfunduar reduktimi i mëtejshëm i forcave policore në dhe rreth ndërtesave në veri, në masën prej 25 përqind, sipas dakordimit që ishte arritur në Bratisllavë mes zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe Emisarit të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“U kry tërheqja”, ka thënë shkurtimisht Elshani.

Ndryshe, më 10 korrik në Bratisllavë kryenegociatori Besnik Bislimi dhe emisari i BE-së Miroslav Lajçak u dakorduan për katër hapat që do të ndiqen për t’u ulur tensionet në Veri. Hapi i parë dhe i dytë kanë të bëjnë me reduktimin e policisë në dhe rreth ndërtesave komunale.

Redukimi i parë i policëve është bërë më 12 korrik, derisa dje Policia e Kosovës njoftoi se do të bëhet edhe largimi i 25 përqind të policëve tjerë.