Përleshje me thika në Prizren, lëndohen pesë vetë

Në orët e para të të hënës një përleshje ka ndodhur në Prizren, ku si pasojë pesë vetë kanë pësuar lëndime trupore. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje. “Prizren / 01.01.2024 – 00:45. Pas një mosmarrëveshje pesë të dyshuar meshkuj,  dy prej tyre të mitur, janë përleshur ndërmjet […]

Përleshje me thika në Prizren, lëndohen pesë vetë
perleshje-me-thika-ne-prizren,-lendohen-pese-vete

perleshje-me-thika-ne-prizren,-lendohen-pese-vete

Në orët e para të të hënës një përleshje ka ndodhur në Prizren, ku si pasojë pesë vetë kanë pësuar lëndime trupore.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje.

“Prizren / 01.01.2024 – 00:45. Pas një mosmarrëveshje pesë të dyshuar meshkuj,  dy prej tyre të mitur, janë përleshur ndërmjet vete dhe kanë përdorur mjete të mprehta thika duke goditur njeri tjetrin. Të gjithë kanë pësuar lëndime trupore dhe i janë nënshtruar tretmanit mjekësor, sipas raportit mjekësor gjendja shëndetësore e të lënduarve është jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit mashkull kosovar pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë./FrontOnline