Përplasjet Kurti-Rama, Haliti: Po shtyhen se kush është më i rëndësishmi te shqiptarët

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka theksuar se raportet e Kosovës dhe Shqipërisë janë acaruar pa nevojë, për shkak të përplasjeve në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe Edi Ramës. Veprimet e kryeministrit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë, sipas Halitit janë fëmijërore. Ai theksoi se Kurtit këto përplasje mund t’i shërbejnë në debatin kundër […]

Përplasjet Kurti-Rama, Haliti: Po shtyhen se kush është më i rëndësishmi te shqiptarët
perplasjet-kurti-rama,-haliti:-po-shtyhen-se-kush-eshte-me-i-rendesishmi-te-shqiptaret

perplasjet-kurti-rama,-haliti:-po-shtyhen-se-kush-eshte-me-i-rendesishmi-te-shqiptaret

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka theksuar se raportet e Kosovës dhe Shqipërisë janë acaruar pa nevojë, për shkak të përplasjeve në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe Edi Ramës.

Veprimet e kryeministrit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë, sipas Halitit janë fëmijërore.

Ai theksoi se Kurtit këto përplasje mund t’i shërbejnë në debatin kundër Edi Ramës.

“Ka veprime fëmijërore në raportet Edi Rama, Albin Kurti. Përplasje të panevojshme që nuk janë as në interes të Kosovës, por në Shqipëri nuk dëgjohet, përplasjet atje mes Kosovës i kanë ndihmu debatit kundër Edi Ramës. Ndoshta Albini tenton të forcohet politikisht në Shqipëri me partinë që e patë bërë të vetën VV në Shqipëri, ndoshta edhe në Maqedoni dhe viset tjera”, tha ai, për RTV Dukagjini.

Raportet Kosovë – Shqipëri, sipas tij duhet të jenë raporte vëllazërore.

Haliti u shpreh se Kurti e Rama po shtyhen se kush është më i rëndësishmi te shqiptarët.

“Mendoj që këta kanë probleme mes vete se kush më i rëndësishëm i shqiptarëve, Tirana është qendra e shqiptarëve. Tirana është kryeqyteti i shqiptarëve është metropol”, tha ai.

Ai e kritikoi Kurtin se o i thellon ndasitë me Shqipërinë.

“Pretendimi i Albinit janë të gabueshme, për faktin se nuk ka ardhë në pushtet me këtë politikë që të ndahet politika shqiptare në Shqipëri, ky ka ardhë në pushtet për t’u bashkuar me Shqipërinë. Nuk është çu në këmbë kur është intonu himni, apo flamuri kur është ngritur. Tash po i respektojnë, është më mirë që kanë reflektu”, tha ai.