Peticioni me nënshkrime për shkarkimin e kryetarëve, serbët nisin të mblidhen në Veri të prirë nga Rakiqi dhe Simiqi

Të prirë nga Goran Rakiq dhe Igor Simiq, qytetarë në Mitrovicën e Veriut kanë nisur të grumbullohen për të nisur peticionin për shkarkimin e kryetarit Erden Atiq. Ndërsa, në Leposaviq, sipas njërit prej iniciatorëve të peticionit, Vesellin Radoviq, është marrë leje që të shfrytëzohet hapësira para komunës për mbledhjen e nënshkrimeve, transmeton Indeksonline Kujtojmë se […]

Peticioni me nënshkrime për shkarkimin e kryetarëve, serbët nisin të mblidhen në Veri të prirë nga Rakiqi dhe Simiqi
peticioni-me-nenshkrime-per-shkarkimin-e-kryetareve,-serbet-nisin-te-mblidhen-ne-veri-te-prire-nga-rakiqi-dhe-simiqi

peticioni-me-nenshkrime-per-shkarkimin-e-kryetareve,-serbet-nisin-te-mblidhen-ne-veri-te-prire-nga-rakiqi-dhe-simiqi

Të prirë nga Goran Rakiq dhe Igor Simiq, qytetarë në Mitrovicën e Veriut kanë nisur të grumbullohen për të nisur peticionin për shkarkimin e kryetarit Erden Atiq.

Ndërsa, në Leposaviq, sipas njërit prej iniciatorëve të peticionit, Vesellin Radoviq, është marrë leje që të shfrytëzohet hapësira para komunës për mbledhjen e nënshkrimeve, transmeton Indeksonline

Sanja Kërtiniq, një nga nismëtaret e kërkesës për nisjen e peticionit në Mitrovicë të Veriut, përmes medieve njoftoi qytetarët që të marrin me vete dokumentet e nevojshme për nënshkrimin e peticionit.

Kujtojmë se kryetarët në katër komunat në veri të Kosovës, që banohen me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – janë shqiptarë, pasi partitë dhe popullata serbe bojkotoi zgjedhjet lokale të vitit të kaluar.

Nënshkrimet për largimin e tyre tani po mblidhen në bazë të Udhëzimit Administrativ të Qeverisë së Kosovës, i cili është miratuar në fillim të shtatorit 2023.

Në mënyrë që peticioni të jetë i suksesshëm, kërkohet që të mblidhen të paktën 20 për qind e nënshkrimeve nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar.