Plagoset një person në lagjen “Dardania” në Prishtinë

Një person është plagosur me armë zjarr në lagjen “Dardania” në Prishtinë”. Rastin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ahmeti potencoi se i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor. “Sot rreth orës 11:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në […]

Plagoset një person në lagjen “Dardania” në Prishtinë


Një person është plagosur me armë zjarr në lagjen “Dardania” në Prishtinë”.

Rastin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti potencoi se i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 11:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në lagjen Dardania në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, u shpreh Ahmeti.

“Bazuar në të dhënat fillestare  dyshohet se nga një person është plagosur dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar ( i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”.