Policia: Javën e parë të janarit sekuestruam pesë armë zjarri në rajonin e Prishtinës

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë javës së parë të janarit janë sekuestruar pesë armë zjarri dhe municion në rajonin e Prishtinës. Sekuestrimi është bërë në lokacione dhe raste të ndryshme. “Personave të dyshuar u është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve dhe në konsultim me […]

Policia: Javën e parë të janarit sekuestruam pesë armë zjarri në rajonin e Prishtinës
policia:-javen-e-pare-te-janarit-sekuestruam-pese-arme-zjarri-ne-rajonin-e-prishtines

policia:-javen-e-pare-te-janarit-sekuestruam-pese-arme-zjarri-ne-rajonin-e-prishtines

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë javës së parë të janarit janë sekuestruar pesë armë zjarri dhe municion në rajonin e Prishtinës.

Sekuestrimi është bërë në lokacione dhe raste të ndryshme.

“Personave të dyshuar u është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve dhe në konsultim me prokurorin e shtetit,  katër nga ta janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njëri nga të dyshuarit i cili dyshohet edhe për  përdorim të armës, është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.