Policia jep detaje rreth arrestimit të ish-ushtarit të UÇK-së në Tiranë

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Dritan Goxhaj, është arrestuar në Tiranë me urdhër të Gjykatës Speciale. Lidhur me arrestimin e tij, detaje ka dhënë policia. Në njoftimin e Drejtorisë së Policisë në Tiranë. Organet e rendit theksojnë se është kontrolluar banesa e 45-vjeçarit. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit […]

Policia jep detaje rreth arrestimit të ish-ushtarit të UÇK-së në Tiranë

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Dritan Goxhaj, është arrestuar në Tiranë me urdhër të Gjykatës Speciale.

Lidhur me arrestimin e tij, detaje ka dhënë policia.

Në njoftimin e Drejtorisë së Policisë në Tiranë.

Organet e rendit theksojnë se është kontrolluar banesa e 45-vjeçarit.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë bënë ekzekutimin e vendimit të datës 20.07.2023, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka vendosur lejimin e kontrollit fizik dhe të banesës së shtetasit D. G., si dhe caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, me qëllim ekstradimi, ndaj shtetasit D. G., 45 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës përcjell Klankosova.tv