Policia kryen pesë arrestime me urdhër-arrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës njofton se në kuadër të angazhimeve dhe detyrave ligjore të bashkëpunimit ndërkombëtar me shtetet tjera, nga fillimi i këtij viti e deri më tani ka realizuar me sukses disa arrestime, ekstradime, transferime dhe deportime. Në kumtesën për media bëhet e ditur se me urdhër-arrest ndërkombëtar janë kryer pesë arrestime: Dy shtetas turq […]

Policia kryen pesë arrestime me urdhër-arrest ndërkombëtar
demtohet-stema-e-kosoves-ne-nje-fshat-ne-zvecan,-policia-hap-hetime

Policia e Kosovës njofton se në kuadër të angazhimeve dhe detyrave ligjore të bashkëpunimit ndërkombëtar me shtetet tjera, nga fillimi i këtij viti e deri më tani ka realizuar me sukses disa arrestime, ekstradime, transferime dhe deportime.

Në kumtesën për media bëhet e ditur se me urdhër-arrest ndërkombëtar janë kryer pesë arrestime: Dy shtetas turq të kërkuar nga Turqia, një shtetas i Kosovës i kërkuar nga Italia, dhe një shtetas i Nigerisë dhe tjetri i Kosovës i kërkuar nga Shqipëria.

Përveç kësaj bëhet e ditur se janë kryer edhe tetë ekstradime e transferime nga shtetet tjera për në vendin tonë.