Deputetja e AAK-së: Kurti u dakordua me Radojiçiqin për veteranët, Osmani e Konjufca të pazëshëm karshi tij

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka ripërsëritur deklaratën e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi se Kosova s’do të shpall zgjedhjet në veri të Kosovës derisa BE-ja nuk i heq masat ndaj Kosovës. Kreu i Qeverisë ka thënë se nuk beson që dikush të pret të ketë zgjedhje të reja në veri pa u bërë de-eskalimi […]

Deputetja e AAK-së: Kurti u dakordua me Radojiçiqin për veteranët, Osmani e Konjufca të pazëshëm karshi tij
deputetja-e-aak-se:-kurti-u-dakordua-me-radojiciqin-per-veteranet,-osmani-e-konjufca-te-pazeshem-karshi-tij

deputetja-e-aak-se:-kurti-u-dakordua-me-radojiciqin-per-veteranet,-osmani-e-konjufca-te-pazeshem-karshi-tij

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka ripërsëritur deklaratën e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi se Kosova s’do të shpall zgjedhjet në veri të Kosovës derisa BE-ja nuk i heq masat ndaj Kosovës.

Kreu i Qeverisë ka thënë se nuk beson që dikush të pret të ketë zgjedhje të reja në veri pa u bërë de-eskalimi i plotë.

Kurti tha se Kosova pret që masat e BE-së të hiqen sa më shpejt. Për deklarimin e zv. kryeministrit Bislimi, Kurti ka thënë se s’bëhet fjalë për kushtëzime por për rendin logjik të gjërave, e që sipas Kurtit është zbatimi i dakordimit në mes të Bislimit dhe Lajcakut.

Veprimet e Qeverisë “Kurti” i ka komentuar në një intervistë për Front Online, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, e që sipas saj, nuk janë të befasuar me kryeministrin Albin Kurti.

Kadrijaj tha se kryeministri edhe njëherë dëshmoi tërheqjen e tij kur pranoi planin katër pikësh për shtensionim të situatës në veri.

Dhe se kjo nuk është hera e parë, siç thotë Kadrijaj që kryeministri Kurti është kthyer në pikën zero.

“Nuk po na befason tërheqja e Kurtit prej të gjitha atyre vendimeve, njëjtë ka ndodhë edhe me marrëveshje për targat… pra pas gjithë atyre skandaleve që ndodhën, gjithë atyre të këqijave pas një pune të gjatë për integrimin e komunitetit serb Kurti prapë është kthyer në pikën zero duke i lënë pasojat sepse u dashtë me u shpallë zgjedhjet në veri, e që u anuluan, u shpallën përsëri dhe që kishim kryetarë të komunave si të them pa legjitimitet me një numër të vogël të votave të cilët fituan në zgjedhjet e organizuara dhe situata e fundit në veri, intervenimi i Policisë, gjuajta ndaj mediave, plagosja e ushtarëve të KFOR-it do të thotë ndodhi e gjithë kjo”, ka thënë Kadrijaj, në një intervistë për Front Online.

Ajo thotë se i pari i Qeverisë është dashur t’i pranojë pikat për shtensionim të situatës në veri të vendit qysh në fillim.

Kadrijaj tregon se si opozitë kanë kërkuar që zgjedhjet në atë pjesë mos të mbahen, por të gjendet një modul, pasi që kanë vlerësuar se nuk ka kushte për mbajtjen e tyre.

“Kemi thënë që ndoshta mos të mbahen zgjedhjet dhe të gjendet një modul sepse e kemi parë që nuk ka kushte dhe nuk ishte situata për mbajtjen e zgjedhjeve, ndërsa kjo qeveri njëanshëm prapë i ka organizuar dhe ne këtu nuk i amnistojmë as veprimet e Serbisë e as të komunitetit serb që kanë bë në veri sepse nuk duhet të hyhet në integritet dhe sovranitet, ne jemi për shtrirjen e sovranitetit, integritetit në tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe jemi që të respektohet Kushtetuta e Kosovës, por jemi edhe për koordinim me aleatët tonë”, ka shtuar deputetja Kadrijaj.

 

Time Kadrijaj për sanksionet e BE-së: Kryeministrit Kurti duhet t’i vijë turp

Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione kundër Kosovës për shkak të mospërfilljes së kërkesave për hapa të menjëhershëm nga Qeveria e Kosovës për uljen e tensioneve në veri.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj për këtë fajin ia hedh kryeministri Kurti për të cilin thotë se ka vepruar me kryeneçësi.

“Po kjo është e keqja dhe z.Kurtit duhet t’i vijë turp për atë çfarë ka bërë sepse po t’i kishte pranuar këto pika që i ka pranuar sot nuk do të kish pasë sanksione ndaj Kosovës por me kryeneçësinë e tij ai ka deklaruar se nuk do t’i pranojë pikat e përcaktuara nga Brukseli për shtensionim të situatës, ndërsa tash jemi edhe me sanksione edhe i kemi pranuar pikat do të thotë jemi kthyer në pikën zero plus Kosova është e sanksionuar”, ka deklaruar Kadrijaj për Front Online.

Përpos sanksioneve dhe izolimit që i kanë vendosur Kosovës, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kadrijaj thotë se kryeministri Kurti ka tendenca që vendin ta rish edhe me Shqipërinë.

“Z. Kurti është dorëzuar në çdo situatë, është dorëzuar edhe në fundit me fillimin e implementimit të marrëveshjes për targat, e kemi ditë që do të dorëzohet prapë por që i ka shkaktuar dëme Kosovës sepse Kosova është një shtet i izoluar është një shtet i sanksionuar dhe të mos flasim i izoluar nga Bashkimi Evropian, i izoluar dhe sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe me raportet izoluese që ka tendencë kryeministri t’i bëj edhe me Shqipërinë vendin tonë fqinjë dhe me vendin tonë kombëtar edhe mos të flasim me çfarë propagandash ka ardhë z.Kurti në pushtet”, është shprehur deputetja për Front Online.

 

Kadrijaj për Osmanin e Konjufcën: Janë të pazëshëm, Kurti po e dirigjon edhe Kuvendin edhe Presidencën

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj në intervistën që ka dhënë për Front Online është pyetur edhe për sjelljen e presidentes Vjosa Osmani dhe kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca karshi situatës në veri.

Ajo, ka thënë se që të dy janë të pazëshëm jo vetëm në këtë rast, por në gjithçka.

“Ata janë të pazëshëm në fakt sepse gjithçka po dirigjohet prej z.Kurtit, Bislimit dhe akterëve që ai i ka përreth sepse z. Kurti në Kuvendin e Kosovës është mysafir dhe ata janë të ftuar nga Kuvendi i Kosovës dhe e keni parë që ai po i dirigjon edhe politikat në presidencën e Kosovës edhe në Kuvendin e Kosovës, por edhe në Qeverinë e Kosovës”, ka deklaruar Kadrijaj.

 

Kadrijaj për përleshjen në Kuvend: Është hera e parë në histori që deputetët sulmohen nga ministrat

Dy javë më parë në Kuvendin e Kosovës, pati përleshje fizike mes pushtetit dhe opozitës, më saktësisht deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës.

Për këtë deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka pohuar se partitë që nuk janë në pushtet kanë të drejtë për veprime opozitare.

Sipas saj, deri më tani asnjëherë në histori nuk ka ndodhë që deputetët të sulmohen nga ministrat

 “Është hera e parë në historinë demokratike që deputetët sulmohen nga ministrat sepse herëve të kaluara janë sulmuar ministrat nga deputetët dhe s’kemi pas reagime të tilla dhe kjo është një pasqyrë që Kuvendi nuk ka demokraci sepse udhëhiqet nga z.Kurti. Në atë rast ne kemi kërkuar që të ndërpritet seanca plenare, kemi kërkuar që kjo seancë të mbahet në ditët në ditët në vijim”, tha ajo.

Deputetja Kadrijaj tha se Konjufca nuk iu përmbajt rregullores së Kuvendit ngase seanca duhej të ndërpritej.

“Me rregullore të Kuvendit z.Konjufca është dashtë ta fton kryesinë e Kuvendit, është dashtë t’i fton shefat e grupeve parlamentare dhe me vendos për një datë të re të mbajtjes së seancës ndërsa ai me insistimin e Qeverisë e ka vazhduar seancën me tensione dhe është votuar në praninë e forcave speciale në Kuvendin e Kosovës gjë që është shkelë Kushtetuta dhe është shkel rregullorja e Kuvendit”, ka thënë deputetja Kadrijaj për Front Online.

 

Kadrijaj për Ligjin për Pagën Minimale: Është sjellë në mënyrë klandestine në Kuvend, ka veteranë me plagë në trup

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka deklaruar se Projektligjin për Pagën Minimale e kanë kundërshtuar qysh në fillim kur është sjellë në Kuvend.

Kadrijaj thotë se veteranët kanë ende plagë në trup dhe duhet të trajtohen dinjitetshëm.

“Ne e kemi kundërshtuar edhe në fillet e para edhe kur është sjellë ky projektligj në Kuvendin e Kosovës sepse nëse është një gjendje e rëndë ekonomike është rritja e inflacionit i cili ka prekë të gjitha shtresat e shoqërisë dhe ju e dini që veteranët jetojnë me 170 euro që kanë familje e kanë plagë në trup dhe duhet të trajtohen në mënyrë të dinjitetshme”.

Sipas saj, Ligji për Pagën Minimale është sjellë në mënyrë klandestine në Kuvend ku edhe është votuar pa praninë e opozitës.

“Kërkesa e vetme e veteranëve në atë kohë që kanë protestuar ka qenë që të përfshihen në Ligjin për Pagën Minimale dhe është premtuar në një farë forme që ndoshta në lexim të dytë do të përfshihen dhe hedhja në votim në ditën ku opozita për shkak të situatës së krijuar braktisi seancën nuk ka qenë fare në rend të ditës që të votohet ligji për pagën minimale por në mënyrë klandestine është sjellë në Kuvend dhe është votuar”, ka deklaruar Kadrijaj.

E, deri sa të njëjtin ligj si parti e kanë dërguar në Kushtetuese, thotë se nuk përzihen në vendimin e saj, përpos që kanë precizuar shkeljet të cilat janë bërë.

Deputetja thotë se Qeveria Kurti për shkak të performancës së dobët po kërkon trazira dhe se me asnjë kategori të shoqërisë nuk i ka punët mirë.

Kadrijaj për inçizimet: Kurti është koordinuar me Radojiçiqin që mos t’i përfshijë veteranët në pagë minimale

 “Z.Kurti qenka dakorduar me Radojiiqin me një njeri që është në listën e zezë, një njeri që kërkohet nga organet e gjyqësisë dhe me të paskan vendos që në ligjin për pagën minimale të mos përfshihen veteranët e luftës”, kështu ka deklaruar deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj në një intervistë për Front Online deri sa ka folur për audio-incizimet e shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila me përfaqësuesin e Listës Serbe, Sllavko Simiq.

Ajo thotë se kjo që ka ndodhur është e tmerrshme, pasi që ka qenë vet Lëvizja Vetëvendosje e cila sa ka qenë në opozitë i ka kundërshtuar qeveritë e tjera për bashkëpunim me Listën Serbe, vetëm në instanca qeveritare.

“Është e tmerrshme sepse çdo qeveri është akuzuar nëse ka bashkëpunuar në instanca qeveritare, nëse qeveritë dhe kryeministrat e tjerë kanë bashkëpunuar me Radojiciqin ku akuzoheshin nga Lëvizja Vetëvendosje ai në atë periudhë nuk ka qenë në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nuk ka qenë i përndjekur nga organet e gjyqësisë së Kosovës dhe secili është akuzuar ndërsa ne në këtë periudhë jemi akuzuar si opozitë kur kemi kërkuar që a jeni dakorduar me SHBA-të për veprimet që i ka bërë z.Kurti në veri dhe jemi ironizuar me dakordancë apo pa dakordancë”, ka thënë deputetja Kadrijaj.

E, pyetur se sa qëndron deklarimi i Kusari-Lilës që kryeministri Kurti nuk ka qenë në dijeni për këtë bisedë, por se i ka treguar më vonë, Kadrijaj thotë se kjo nuk është aspak e vërtetë.

“Nuk qëndron ajo sepse në Lëvizjen Vetëvendosje asgjë nuk guxon të bëhet sepse e tëra edhe grupi parlamentar edhe Kuvendi siç e thash më parë por edhe presidenca kontrollohet nga z.Kurti sepse në ditën kur ndodhi incidenti në parlament është dashtë të mbyllet seanca dhe të caktohet një ditë tjetër”, është shprehur ajo.

Veteranët kanë paralajmëruar protesta dhe bllokim të punës së Kuvendit për Ligjin për Pagën Minimale që nga 26 korriku, por se janë tërhequr deri në vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Interpretimi ose përgjigja e Gjykatës Kushtetuese për ligjin për pagën minimale i cili përfshinë edhe kërkesat e veteranëve të UÇK-së, sipas avokatëve duhet të bëhet publik brenda 60 ditëve, për shkak se i njëjti nuk është fuqi-plotë pasi nuk është dekretuar nga Presidentja

eputetja Kadrijaj: AAK do të votoj kundër Kodit Civil

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përsëri do të votojë kundër projekt Kodit Civil kurdo që i njëjti të sillet në Kuvend.

Kështu ka bërë të ditur për Front Online deputetja e kësaj partie, Time Kadrijaj.

Ajo ka deklaruar se qëndrimi i tyre është i qartë dhe se nuk do të ndryshojnë asgjë karshi kësaj çështjeje.

“Aleanca është deklaruar herët dhe qartë, për dallim prej krejt partive tjera qoftë opozitare ose qoftë mazhorancës, ne nuk do të votojmë, do të votojmë kundër, kemi qëndrim të hapur, e kemi thënë në fillim dhe prapë e përsërisim, vota e Aleancës për Kodin Civil do të jetë votë negative”, ka thënë ajo për Front Online.