Policia në Gjakovë në kërkim të personave që mbajnë armë, arreston dy persona

Policia në Gjakovë sonte ka dalë në kërkim të personave që mbajnë armë për, siç tha, për krijimin e një ambienti sa më të sigurt për qytetarët. Në dy raste të ndara, policia njofton se ka arrestuar dy persona dhe ka sekuestruar dy armë. Patrulla policore e Stacionit Policor në Gjakovë në rrugën “Avdullah Babalija”, […]

Policia në Gjakovë në kërkim të personave që mbajnë armë, arreston dy persona
policia-ne-gjakove-ne-kerkim-te-personave-qe-mbajne-arme,-arreston-dy-persona

policia-ne-gjakove-ne-kerkim-te-personave-qe-mbajne-arme,-arreston-dy-persona

Policia në Gjakovë sonte ka dalë në kërkim të personave që mbajnë armë për, siç tha, për krijimin e një ambienti sa më të sigurt për qytetarët.

Në dy raste të ndara, policia njofton se ka arrestuar dy persona dhe ka sekuestruar dy armë.

Patrulla policore e Stacionit Policor në Gjakovë në rrugën “Avdullah Babalija”, gjatë kryerjes së detyrave rutinë kishte ndalur një automjet.

“Në posedim të shoferit (të dyshuarit Gj. V., mashkull/kosovar) është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një karikator dhe pesë copë fishekë”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, në rastin e dytë në rrugën “Gasper Karaqi”, po ashtu është ndaluar një automjet dhe në posedim të pasagjerit (të dyshuarit M. H., mashkull/kosovar) është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikatorë dhe 13 copë fishekë, të cilat i dyshuari e kishte në posedim në mënyrë të paautorizuar.

Lidhur me veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori kompetent, me vendimin e të së cilit dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tyre është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.