Praktikues i fesë isalme dhe humanist i madh, ky është personi qe mbeti i vdekur në aksident trafiku

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar pas një aksidenti mes tre veturave në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, në hyrje të Vushtrrisë. Mësohet se viktima është Mentor Merovci nga Mitrovica. Ai njihet si prakitikues i fesë islame dhe humanistë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. […]

Praktikues i fesë isalme dhe humanist i madh, ky është personi qe mbeti i vdekur në aksident trafiku

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar pas një aksidenti mes tre veturave në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, në hyrje të Vushtrrisë.

Mësohet se viktima është Mentor Merovci nga Mitrovica. Ai njihet si prakitikues i fesë islame dhe humanistë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti bëri me dije se aksidenti ka ndodhur gjatë pasdites së të hënës, teksa viktima i cili është 48-vjeçar ka vdekur në SHSKUK në orët e para të së martës.

“Aksidnet trafiku me fatalitet Mbrëmë rreth orës 18:00, është raportuar për një aksident trafiku me lëndime i shkaktuar në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë’ në segmentin rrugorë në hyrje të Vushtrrisë”, ka thënë Zahiti.

“Në aksident ishin përfshirë tri vetura, si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar tre persona të cilët janë dërguar në emergjencën e Spitalit të Vushtrrisë, më pas dy nga të lënduarit janë dërguar në SHSKUK –Prishtinë“Ndërsa, me datën 12 mars 2024, rreth orës 00:20, nga SHSKUK- ja, është raportuar se i lënduari viktima M.M.48 vjeçar, ka vdekur. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML”, shtoi ai.