Prangoset një person, mori mbi 70 mijë euro kredi me dokumente të falsifikuara

Arrestohet një person, mori mbi 70 mijë euro kredi me dokumente të falsifikuara. Një person është arrestuar pasi që dyshohet se e ka mashtruar njërn nga bankat komerciale. Sh.Sh ka aplikuar për një kredi (Leasing) në vlerë 71 mijë e 250 euro. “Gjatë procedurave të kredimarrjes, ka paraqitur dokumente si: letërnjoftimin, patentë-shoferi, gjendjen e llogarisë […]

Prangoset një person, mori mbi 70 mijë euro kredi me dokumente të falsifikuara

Arrestohet një person, mori mbi 70 mijë euro kredi me dokumente të falsifikuara.

Një person është arrestuar pasi që dyshohet se e ka mashtruar njërn nga bankat komerciale.

Sh.Sh ka aplikuar për një kredi (Leasing) në vlerë 71 mijë e 250 euro.

“Gjatë procedurave të kredimarrjes, ka paraqitur dokumente si: letërnjoftimin, patentë-shoferi, gjendjen e llogarisë bankare, kontratën e punës dhe kontratën e qirasë, të cilat dokumente është vërtetuar se janë të falsifikuara”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari ka arritur të marrë aprovimin për kredi të shumës së lartëcekur.

“I dyshuari pasi që i është aprovuar lizingu nga institucioni bankar, i njëjti e kishte në posedim veturën BMW X7 të cilën e kishte pranuar me lizing për shumën e lartcekur. Pasi është bërë identifikimi i të dyshuarit, nga zyrtarët e institucionit bankar, vetura i është marrë personit të dyshuar”, theksohet në njoftim.

Hetuesit e krimeve ekonomik sot e kanë intervistuar atë në prezencën e avokatit mbrojtës.

“Ndaj tij është iniciuar rasti karshi veprave penale: ‘falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘mashtrim’. I dyshuari me aktvendim të prokurorit kujdestar dërgohen në mbajtje deri në 48 orë”.

36-vjeçari është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.