Presidenti Pendarovski priti pjesëmarrësit e Maratonës së 36-të të notit në Ohër

Në cilësinë e mbrojtësit të maratonës së notit të Ohrit, presidenti Pendarovski i priti sot në vijën e finishit notarët e maratonës së 36-të, transmeton Portalb.mk. Në garën e meshkujve këtë vit, i pari në vijën e finishit doli Alessio Occipinti nga Italia. Ai notoi rutën prej 25 kilometra në 4 orë, 53 minuta e […]

Presidenti Pendarovski priti pjesëmarrësit e Maratonës së 36-të të notit në Ohër
Stevo Pendarovski. Foto nga kabineti i tij

Në cilësinë e mbrojtësit të maratonës së notit të Ohrit, presidenti Pendarovski i priti sot në vijën e finishit notarët e maratonës së 36-të, transmeton Portalb.mk.

Në garën e meshkujve këtë vit, i pari në vijën e finishit doli Alessio Occipinti nga Italia. Ai notoi rutën prej 25 kilometra në 4 orë, 53 minuta e 14 sekonda, duke vendosur një rekord të ri për Maratonën e Ohrit pas shtatë vitesh.

Caroline Juis nga Franca është fituese në garën e femrave. Ajo notoi nga Shën Naumi deri në bregun e Ohrit për 5 orë, 5 minuta e 59 sekonda.

Duke theksuar se të 15 pjesëmarrësit kontribuojnë në afirmimin e Maratonës së notit të Ohrit, presidenti Pendarovski i përgëzoi për garën e përfunduar me sukses dhe u dëshiroi shumë sfida të tjera të suksesshme në not.

Maratona e Ohrit organizohet nga Komuna e Ohrit dhe Federata Kombëtare e Notit e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Këtë vit maratona nisi nga kompleksi manastiri “Shën Naum”, dhe përfundoi në qendër të Ohrit. Pista e notit “Klime Savin” është e gjatë 25 kilometra. Përndryshe, maratona e parë zyrtare në Ohër është mbajtur në vitin 1962 në rrugën Peshtani – Strugë – Ohër.