Profesori i Sociologjisë merr pozitën e Drejtorit të Inspeksionit në Podujevë
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ditën e hënë, ka emëruar drejtorin e ri të Inspeksionit. Bëhet fjalë për profesorin e sociologjisë, Alban Zeka i cili tash e sa vite e ushtron këtë detyrë në gjimnazin e Podujevës “Alexander Xhuvani”. “Alban Zeka ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës – drejtimi Sociologji, gjithashtu ka […]
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ditën e hënë, ka emëruar drejtorin e ri të Inspeksionit.
Bëhet fjalë për profesorin e sociologjisë, Alban Zeka i cili tash e sa vite e ushtron këtë detyrë në gjimnazin e Podujevës “Alexander Xhuvani”.
“Alban Zeka ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës – drejtimi Sociologji, gjithashtu ka mbaruar edhe studimet e magjistraturës në këtë drejtim”, thuhet në njoftimin e Komunës së Podujevës.
Kjo drejtori tashmë po bëhet me drejtorin e saj të pestë me radhë.
Me këtë drejtori kanë udhëhequr Ajet Potera, Bedri Maçastena, dhe Besnik Mulliqi, ku të tre janë shkarkuar nga kryetari Bulliqi. Kurse Florentina Osmani, paraardhsja e Alban Zekës, është liruar nga detyra tash e disa muaj.