Prokuroria e Lartë në Serbi do të apelojë kundër vendimit të Gjykatës për lirimin e Milan Radoiçiqit

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd do të apelojë kundër vendimit të Gjykatës për të mos paraburgosur Milan Radoiçiqin, i cili akuzohet për disa krime në lidhje me konfliktin e armatosur, më 24 shtator në Banjska, në Veri të Kosovës. Gjykata e Lartë në Beograd njoftoi më herët sot se hodhi poshtë propozimin e Prokurorisë […]

Prokuroria e Lartë në Serbi do të apelojë kundër vendimit të Gjykatës për lirimin e Milan Radoiçiqit
prokuroria-e-larte-ne-serbi-do-te-apeloje-kunder-vendimit-te-gjykates-per-lirimin-e-milan-radoiciqit

prokuroria-e-larte-ne-serbi-do-te-apeloje-kunder-vendimit-te-gjykates-per-lirimin-e-milan-radoiciqit

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd do të apelojë kundër vendimit të Gjykatës për të mos paraburgosur Milan Radoiçiqin, i cili akuzohet për disa krime në lidhje me konfliktin e armatosur, më 24 shtator në Banjska, në Veri të Kosovës.

Gjykata e Lartë në Beograd njoftoi më herët sot se hodhi poshtë propozimin e Prokurorisë për të ndaluar Radoiçiqin dhe e ndaloi atë të largohej nga Serbia. Prokuroria tha për agjencinë Beta se me marrjen e vendimit të Gjykatës së Lartë do të bëjnë ankesë.

Gjykata e Lartë njoftoi se gjyqtari i procedurës paraprake, pasi ka dëgjuar të pandehurin Milan Radoiçiq, ka refuzuar propozimin e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit për shkak të rrezikut të arratisjes.

“Milan Radoiçiqit, i është caktuar masa e ndalimit të largimit nga vendbanimi, e cila i ndalon të largohet nga territori i Serbisë pa miratimin e gjykatës”, thuhet në njoftim./FrontOnline/