Qeveria e RMV-së sot do të diskutojë nëse ndërrimi i patentë shoferëve do të paguhet nga buxheti i shtetit

Lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, në një deklaratë për media tha se sot në seancën e qeverisë ministrat do të propozojnë që ndërrimi i patentë shoferëve deri në fund të vitit të jetë pa pagesë, gjegjësisht në kurriz të shteti, transmeton Portalb.mk. “Shpresoj se Ministria e Brendshme me udhëheqjen e saj do të arrijë të […]

Qeveria e RMV-së sot do të diskutojë nëse ndërrimi i patentë shoferëve do të paguhet nga buxheti i shtetit
Qeveria teknike e Maqedonisë së Veriut 2024. Foto: Qeveria

Lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, në një deklaratë për media tha se sot në seancën e qeverisë ministrat do të propozojnë që ndërrimi i patentë shoferëve deri në fund të vitit të jetë pa pagesë, gjegjësisht në kurriz të shteti, transmeton Portalb.mk.

“Shpresoj se Ministria e Brendshme me udhëheqjen e saj do të arrijë të sigurojë një furnizim në kohë të formularëve, në fushën e lëshimit të dokumenteve të udhëtimit. Formularët nuk prodhohen në vend, por në Gjermani”, tha Kovaçevski.

I pyetur se pse Qeveria heshti pesë vjet dhe lëshoi ​​dokumente me emrin e vjetër “Republika e Maqedonisë”, kështu që qytetarët detyrohen të paguajnë dy herë për të njëjtat dokumente, Kovaçevski tha se fajin e kanë politikanët që bërtasin “mos i ndërroni dokumente sepse do të rikthejmë emrin”.

Kujtojmë se Kuvendi dje miratoi në procedurë të shkurtuar ndryshimet ligjore sipas të cilave afati për ndërrimin e patentë shoferëve me emërtimin “Republika e Maqedonisë” do të jetë deri në fund të vitit, përkatësisht 31 dhjetor 2024.

Amendamentet ligjore u propozuan nga Nikolla Micevski, Martin Kostovski, Vjollca Ademi, Adnan Neziri, Dimitar Apasiev dhe Pavle Trajanov dhe janë përkrahur nga të gjithë deputetët e pranishëm në sallë.