Qytetarja ndjek hajnat e BKT-së, e plaçkitën pasi tërhoqi para (VIDEO)

Personat që sot kishin plaçkitur filialin e një banke në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, së pari i kishin marrë paratë një klienteje e cila ishte duke i tërhequr ato. Klientja e bankës, e cila nuk deshi të zbulonte identitetin e saj, i ndoqi ata pas plaçkitjes, dhe në pamjet si vijon ajo ishte duke […]

Qytetarja ndjek hajnat e BKT-së, e plaçkitën pasi tërhoqi para (VIDEO)
qytetarja-ndjek-hajnat-e-bkt-se,-e-plackiten-pasi-terhoqi-para-(video)

qytetarja-ndjek-hajnat-e-bkt-se,-e-plackiten-pasi-terhoqi-para-(video)

Personat që sot kishin plaçkitur filialin e një banke në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, së pari i kishin marrë paratë një klienteje e cila ishte duke i tërhequr ato.

Klientja e bankës, e cila nuk deshi të zbulonte identitetin e saj, i ndoqi ata pas plaçkitjes, dhe në pamjet si vijon ajo ishte duke vrapuar pas tyre.

Ajo për Klan Kosovën ka thënë se plaçkitësit morën paratë edhe nga arka e një punëtoreje: ”Ata ia nisën të bërtasin. Patën armë, mua mu dok si lodër. Policia masandej i ka arrestuar pasi i kam ndjek unë”.

Më poshtë e keni videon se si hajnat janë ndjekur nga gruaja në fjalë.

https://youtu.be/gIIpl57m0m0