Rasti i tretë i etheve hemorragjike Kongo-Krimeane në RMV, i sëmurë një 42-vjeçar nga Velesi
Një 42-vjeçar nga Velesi është pacienti i tretë që u sëmur nga ethet hemorragjike Kongo-Krimeane, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Nga atje thanë se aktualisht, pacienti është i shtruar në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile dhe është në gjendje të përgjithshme stabile, transmeton Portalb.mk. “I sëmuri është një 42 vjeçar nga Velesi, […]
Një 42-vjeçar nga Velesi është pacienti i tretë që u sëmur nga ethet hemorragjike Kongo-Krimeane, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Nga atje thanë se aktualisht, pacienti është i shtruar në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile dhe është në gjendje të përgjithshme stabile, transmeton Portalb.mk.
“I sëmuri është një 42 vjeçar nga Velesi, i cili po atë ditë është transferuar në Klinikë nga Spitali i Përgjithshëm Veles. Menjëherë është njoftuar ISHP Veles për të formuar një ekip që ka bërë anketimin epidemiologjik të pacientit, vlerësimin e rrezikut në familje dhe personat që kanë qenë në kontakt në objektet shëndetësore”, thuhet në informacionin nga ISHP.
Në vend deri më tani janë regjistruar gjithsej tre raste me këtë sëmundje. Rasti i parë ka qenë një paciente 27-vjeçare e cila ka ndërruar jetë dhe prej saj është infektuar një infermiere në Klinikën Infektive, e cila trajtohet në klinikë. Prej disa ditësh ajo merr medikamentin Ribarivin, i cili është blerë nga jashtë dhe përdoret për manifestimet e rënda klinike të sëmundjes.
- LEXO: Ethet hemorragjike në Maqedoninë e Veriut – thirrje për kujdes të shtuar
- LEXO: Infermierja e infektuar me ethet Kongo-Krimeane merr ilaçin “Ribavirin”
- LEXO: Infermierja e sëmurë në Infektive do të trajtohet me ilaçin Ribavirin
- LEXO: Dobrinka Naunova Jovanovska: Infermierja e infektuar është stabile, por sëmundja evolon dhe gjendja mund të përkeqësohet më vonë
- LEXO: RMV, Ministria konfirmoi që një i punësuar në Klinikë tashmë është infektuar me ethe hemorragjike Kongo-Krimeane