Ratifikohet marrëveshja prej 20.2 milionë euro mes MBPZhR-së dhe GIZ-it gjerman

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, në seancën parlamentare të mbajtur gjatë ditës së sotme, ka prezantuar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Deutsche Gesellschaft für Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, për projektin “Mbështetja për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Sektorit të Bujqësisë në Zonat Rurale përmes Diversifikimit të Aktiviteteve”. Bëhet […]

Ratifikohet marrëveshja prej 20.2 milionë euro mes MBPZhR-së dhe GIZ-it gjerman
ratifikohet-marreveshja-prej-20.2-milione-euro-mes-mbpzhr-se-dhe-giz-it-gjerman

ratifikohet-marreveshja-prej-20.2-milione-euro-mes-mbpzhr-se-dhe-giz-it-gjerman

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, në seancën parlamentare të mbajtur gjatë ditës së sotme, ka prezantuar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Deutsche Gesellschaft für Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, për projektin “Mbështetja për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Sektorit të Bujqësisë në Zonat Rurale përmes Diversifikimit të Aktiviteteve”.

Bëhet e ditur se përmes kësaj marrëveshjeje ndërkombëtare, e cila u ratifikua nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, do të mbështeten fermerët dhe agrobizneset kosovare për grante në agroturizëm, ekoturizëm dhe zhvillim rural në vlerë prej 20.2 milionë euro, prej të cilave 10.2 milionë euro janë financim i Qeverisë Gjermane.

Ministri i BPZhR-së, Faton Peci me këtë rast tha se i gjithë ky besim vjen si rezultat i angazhimit dhe prioritizimit të qartë të objektivave, “andaj për vitin 2024 siguruam 10.2 milionë nga Qeveria Gjermane dhe 9.2 milionë grant nga Komisioni Evropian për investime e ngritje të kapaciteteve në sistemin e ujitjes për vitet e ardhshme”.

“Ky grant do të ndikojë në zhvillimin e zonave rurale, përmes krijimit të mundësive të reja të punës ose vetëpunësimit dhe ruajtjen e vendeve të punës ekzistuese nëpërmjet zhvillimit të aktiviteteve të agrobiznesit, duke kontribuar kështu në qëndrueshmërinë e fermës dhe ngritjen e nivelit të aktivitetit ekonomik në po ato zona rurale”, shtoi ministri Peci.