Reagon Gjykata Komerciale për “Rrugën A”: Lerini gjyqtarët të punojnë në mënyrë të pavarur

Gjykata Komerciale e Kosovës, ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me deklarimet e zyrtarëve shtetëror, lidhur me rastin e marrjes së vendimit për caktimin e masës së sigurisë, përkatësisht shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të OshP-së në rastin “Rruga A”, e cila është në procedurë pranë Dhomës së Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale. Komercialja […]

Reagon Gjykata Komerciale për “Rrugën A”: Lerini gjyqtarët të punojnë në mënyrë të pavarur
reagon-gjykata-komerciale-per-“rrugen-a”:-lerini-gjyqtaret-te-punojne-ne-menyre-te-pavarur

reagon-gjykata-komerciale-per-“rrugen-a”:-lerini-gjyqtaret-te-punojne-ne-menyre-te-pavarur

Gjykata Komerciale e Kosovës, ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me deklarimet e zyrtarëve shtetëror, lidhur me rastin e marrjes së vendimit për caktimin e masës së sigurisë, përkatësisht shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të OshP-së në rastin “Rruga A”, e cila është në procedurë pranë Dhomës së Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale.

Komercialja thotë se duhet të mësohemi t’i respektojmë vendimet gjyqësore pa paragjykim.

“Përmbajtja dhe retorika e mediave, si dhe deklaratat e politikanëve, mund të kenë ndikim të madh në opinionin publik dhe besimin në institucionet gjyqësore. Andaj, është e rëndësishme që të ndërtohet një kulturë e respektimit të vendimeve gjyqësore dhe të kujdesemi për të mos paragjykuar ato, duke lënë gjyqtarët të punojnë në mënyrë të pavarur dhe të bazuar në ligj dhe fakte”.

“Palët kanë të drejtën e tyre të shfrytëzimit të mjeteve juridike për vlerësimin e vendimit nga instancat më të larta gjyqësore, andaj nuk duhet të paragjykohet çështja pa marr epilog përfundimtar”, vijon tutje reagimi i Komerciales.

Ndryshe, për vendimin e Komerciales ka pasur reagime të shumta nga ana e zyrtarëve të LDK-së.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka cilësuar si çmenduri vendimin e Gjykatës Komerciale për të bllokuar punimet e ndërtimit të “Rrugës A” në kryeqytet.

Derisa kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se vendimi është i ndikuar politikisht duke përmendur emrin e gjyqtares Vlora Pacolli që është motra e Fitore Pacollit – deputete e LVV-së.

Derisa LVV ka thënë se vendimi i sotëm i Komerciales është pasojë e “qasjes anti-institucionale dhe anti-ligjore të ekzekutivit të Komunës së Prishtinës”.