Reagon Krasniqi: S’ka sllogan që e ndryshon realitetin, e përjetshme Kosova

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, ka reaguar pas provokimit të tifozve rumunë me banerin nacionalist “Kosova është Serbi”. Krasniqi tha se s’ka sllogan që e ndryshon realitetin. “Që nga 17 shkurti i vitit 2008, Kosova është shtet i pavarur, ndërkaq, që nga 3 maji i vitit 2016, Kosova është anëtare me të […]

Reagon Krasniqi: S’ka sllogan që e ndryshon realitetin, e përjetshme Kosova
reagon-krasniqi:-s’ka-sllogan-qe-e-ndryshon-realitetin,-e-perjetshme-kosova

reagon-krasniqi:-s’ka-sllogan-qe-e-ndryshon-realitetin,-e-perjetshme-kosova

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, ka reaguar pas provokimit të tifozve rumunë me banerin nacionalist “Kosova është Serbi”.

Krasniqi tha se s’ka sllogan që e ndryshon realitetin.

“Që nga 17 shkurti i vitit 2008, Kosova është shtet i pavarur, ndërkaq, që nga 3 maji i vitit 2016, Kosova është anëtare me të drejta të plota në UEFA.

Slloganet politike, koret fashiste, fishkëllimat e sharjet drejt djemve tanë dhe Kosovës në Rumani – nuk na ndalin”, tha Krasniqi.

Ai shtoi se Kosova është e përjetshme.

“Kosova, si shtet dhe si kombëtare futbollistike, do të paraqitet me krenari gjithandej nëpër botë, edhe ku nuk na duan e posaçërisht aty. Kemi punuar shumë për këtë ditë dhe nuk dorëzohemi para fashistëve të vegjël turbofolk”, shtoi ai.

Pas shfaqjes së banerit në fjalë, ndeshja u ndërpre.