Refet Abazi, Sllobodan Unkovski dhe të tjerë do të marrin sot çmimin “Urdhri i Meritave” nga presidenti Pendarovski

Presidenti Stevo Pendarovski, sot – 29 janar 2024, e hënë, në një ceremoni solemne me fillim nga ora 19:00 në Filharmoninë e Maqedonisë do të bëjë ndarjen e mirënjohjeve “Urdhri i Meritave” për të përzgjedhurit e tij, transmeton Portalb.mk. “Pendarovski do të nderojë me Urdhrin e Meritave Bedija Begovskën, Bllagoja Çorevskin, Gjokisha Lukarevskin, Olivera Nikollovën, […]

Refet Abazi, Sllobodan Unkovski dhe të tjerë do të marrin sot çmimin “Urdhri i Meritave” nga presidenti Pendarovski
Stevo Pendarovski, foto: Presidenca e RMV-së

Presidenti Stevo Pendarovski, sot – 29 janar 2024, e hënë, në një ceremoni solemne me fillim nga ora 19:00 në Filharmoninë e Maqedonisë do të bëjë ndarjen e mirënjohjeve “Urdhri i Meritave” për të përzgjedhurit e tij, transmeton Portalb.mk.

“Pendarovski do të nderojë me Urdhrin e Meritave Bedija Begovskën, Bllagoja Çorevskin, Gjokisha Lukarevskin, Olivera Nikollovën, Refet Abazin, Risto Vrtev dhe Sllobodan Unkovski me Urdhrin e Meritave për Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thonë nga kabineti i Presidentit.

Ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen e Presidentit në Facebook dhe kanalin YouTube.