RMV, edhe të punësuarit e “Pyjeve Kombëtare” në protestë, kërkojnë pagesën e rrogave dhe shtesave

Punonjësit e 30 filialeve të “Pyjeve Kombëtare” sot në mëngjes janë mbledhur në protestë para objektit të Ndërmarrjes Publike në Shkup për të shprehur, siç kanë thënë, revoltën e tyre për shkak se nuk janë paguar për muajin e dytë, transmeton Portalb.mk. Kryetari i Sindikatës për ndërtim, industri dhe projektim (SNIP), Ivan Peshevski, i cili […]

RMV, edhe të punësuarit e “Pyjeve Kombëtare” në protestë, kërkojnë pagesën e rrogave dhe shtesave
Nga protesta e punëtorëve të NP “Pyjet kombëtare” para ndërtesës administrative të ndërmarrjes në Shkup / Foto: Printskrin

Punonjësit e 30 filialeve të “Pyjeve Kombëtare” sot në mëngjes janë mbledhur në protestë para objektit të Ndërmarrjes Publike në Shkup për të shprehur, siç kanë thënë, revoltën e tyre për shkak se nuk janë paguar për muajin e dytë, transmeton Portalb.mk.

Kryetari i Sindikatës për ndërtim, industri dhe projektim (SNIP), Ivan Peshevski, i cili foli në emër të punëtorëve, në një deklaratë për media tha se problem nuk janë vetëm pagat e papaguara, por edhe shtesa në terren, e cila gjithashtu nuk iu paguhet, ndërsa njerëzit, thotë ai, detyrohen të shkojnë në punë.

Në ndërkohë, kujtoi ai, në ndërmarrje po vazhdon grevë nga punonjësit, të cilët janë në vendet e tyre, por nuk po kryejnë detyrat e tyre të punës.

Arsyet e kësaj situate në NP “Pyjet Kombëtare”, sipas tij, janë në menaxhimin e kompanisë dhe në qeveri.

“Ata janë vërtet të zemëruar me menaxhmentin, drejtorin dhe drejtuesit e tyre dhe të gjithë përfaqësuesit e qeverisë sepse të gjithë atje marrin 80 për qind rrogë, kurse punonjësit nuk kanë rrogën e muajit të dytë. Muaji i tretë tashmë po shkon dhe me një pagë të paguar, ndërsa ndodh përsëri sot, nuk do të kenë sigurim shëndetësor”, tha Peshevski.

Ai u bëri thirrje qeveritarëve dhe të gjitha partive politike që të mos luajnë me fatin e rreth 1800 punonjësve në “Pyjet Kombëtare”.

“Nëse ata mund të punësojnë njerëz para zgjedhjeve dhe t’i gënjejnë, ata duhet të sigurojnë paga për të gjithë njerëzit tani, jo vetëm të shkojnë nëpër qytete dhe të bëjnë premtime të rreme. Këtë ua drejtojmë të gjithë përfaqësuesve të qeverisë, të gjitha partive politike kur shkojnë në qytete për të pyetur njerëzit për problemet e tyre, e jo t’ju thonë se çfarë do të bëjnë apo çfarë nuk kanë bërë ata para tyre”, tha kryetari i SNIP.

Është e turpshme, shtoi ai, që në shekullin 21 punonjësit duhet të lypin pagat e fituara në punë me rrezik të lartë.

“Nëse disa pyesin dhe nëse thonë se ka hajdutë në ‘Pyjet Kombëtare’, unë nga këtu them që hajdutët janë në drejtori dhe në kolltuqe. Hajdutët nuk janë as prerës, as të gjithë ata pylltarë që gjithsesi marrin paga të mjerueshme dhe jo paga dinjitoze për të jetuar ashtu siç e meritojnë me punën e tyre, ku janë të ekspozuar çdo ditë ndaj ndikimeve të jashtme dhe që janë në nivel të lartë rreziku”, tha Pesevski. 

Ai njoftoi se planifikojnë të radikalizojnë protestat në ditët në vijim me tubime para ndërtesës së Qeverisë, për të cilat tha se do të jenë më të shumta dhe më të zëshme, sepse sipas tij ka pakënaqësi edhe në ndërmarrjet tjera publike.

“Besoni se do të jemi gjithnjë e më të shumtë dhe më të zëshëm, sidomos të punësuarit në sektorin publik, sepse po vlon në ‘Parqe dhe Gjelbërim’ dhe në Komunale e Ujësjellës, dje e shohim edhe në ‘Postën e Maqedonisë’, punonjësit e kulturës dhe të gjithë me paga të mjerueshme, në krahasim me pagat e zyrtarëve. Nëse planifikojnë të vazhdojnë kështu, besoni se nuk do ta presin popullin as në zgjedhje”, tha Peshevski.

I pyetur se pse nuk u paguhen rrogat dhe cili është qëndrimi i menaxhmentit të ndërmarrjes publike, ai tha se qëndrimi i tyre është gjithmonë se periudha e dimrit është e vështirë.

“Nëse është rëndë, si mund të blejnë nuk e di sa vetura në periudhën e dimrit dhe të shpenzojnë miliona para, pa siguruar para për punonjësit. Pra i gjithë problemi është te përfaqësuesit e qeverisë dhe menaxhmenti. Askush nuk mund të na bindë se punëtorët që shkojnë në punë dhe kryejnë detyrat e tyre të punës janë të detyruar të presin dy ose tre muaj për një rrogë. Le të planifikojnë periudhën e tyre dhe jo të bëjnë punëtorë sezonalë, njerëzit shkojnë në punë dhjetë muaj, ndërsa dy muaj nuk shkojnë, dhe pastaj i gënjejnë se do të paguhen deri të mërkurën, deri të premten. Ne nuk besojmë më në gënjeshtra dhe nëse duhet do të protestojmë çdo ditë deri në plotësimin e kërkesave”, tha kryetari i SNIP.

Për shumën e pagave, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ai tha se paga bazë pa shtesa për inxhinierin e pylltarisë nuk është më shumë se 25-26.000 denarë.

Në Ndërmarrjen Publike, siç informoi ai, aktualisht janë 1800 punëtorë, prej të cilëve 355 janë punësuar dy muaj më parë.

Punëtorët e NP Pyjet Kombëtaredolën në protestë më 7 mars, për po të njëjtat arsye.