RMV, Policia financiare me kallëzim penal për tre persona fizikë dhe një person juridik

Drejtoria e Policisë Financiare ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Shtip kundër tre personave fizik dhe një personi juridik, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale të “mashtrimit” nga neni 247 dhe “falsifikim dokumentesh” sipas nenit 378 të Kodit Penal, për dëmshpërblim në vlerë të përgjithshme prej 214.411.861 denarë, […]

RMV, Policia financiare me kallëzim penal për tre persona fizikë dhe një person juridik
Prokuroria Themelore Publike Shkup, foto: Suad Bajrami/Portalb.mk

Drejtoria e Policisë Financiare ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Shtip kundër tre personave fizik dhe një personi juridik, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale të “mashtrimit” nga neni 247 dhe “falsifikim dokumentesh” sipas nenit 378 të Kodit Penal, për dëmshpërblim në vlerë të përgjithshme prej 214.411.861 denarë, transmeton Portalb.mk.

Siç thuhet në njoftimin e Policisë Financiare, personi fizik i parë i kallëzuar në cilësinë e punonjësit dhe personi fizik i tretë i raportuar në cilësinë e pronarit dhe menaxherit të personit juridik të katërt të raportuar, së bashku me personin fizik të dytë të raportuar të punësuar nga Personi juridik i dëmtuar me qëllim të përfitimit të paligjshëm të dobisë pasurore me paraqitje të rreme të fakteve, ka çuar në mashtrim personin juridik të dëmtuar që në mënyrë të pajustifikueshme të paguajë një shumë të konsiderueshme parash për blerjen e baterive të vjetra.

“I denoncuari i parë dhe i tretë i kallëzuar, në emër të tyre dhe me shpenzimet e personit juridik të raportuar, kanë përgatitur dhe përdorur formularë të rremë për mbetjet e baterive të vjetra, të cilat personi i dytë i kallëzuari, si punonjës i dëmtuar si subjekt juridik i ka nënshkruar dhe miratuar fletë-dërgesat dhe fletëblerjet e rrejshme, edhe pse të njejtën e ka ditur se malli nuk është dorëzuar dhe pranuar, me çka personi juridik i dëmtuar në mënyrë të paarsyeshme ka paguar shumën e përgjithshme prej 214.411.861 denarë”, sqarohet në njoftim.