Zjarre në Shkup dhe Manastir, 1588 thirrje për 24 orë në QMK

Dy zjarre në ambiente të hapura janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit. Një zjarr në Shkup, një tjetër në Manastir, njoftojnë sot nga Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK), transmeton Portalb.mk. Zjarrfikëset e qytetit të Shkupit nga ora 14:10 deri në orën 15:10 kanë shuar mbeturinat e djegura në rrugën “Skupi” në komunën e […]

Zjarre në Shkup dhe Manastir, 1588 thirrje për 24 orë në QMK
Zjarr në fshatin Sellcë, Foto: Parku Kombëtar "Mali Sharr"

Dy zjarre në ambiente të hapura janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit. Një zjarr në Shkup, një tjetër në Manastir, njoftojnë sot nga Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK), transmeton Portalb.mk.

Zjarrfikëset e qytetit të Shkupit nga ora 14:10 deri në orën 15:10 kanë shuar mbeturinat e djegura në rrugën “Skupi” në komunën e Karposhit. Ndërhyrja është kryer me një mjet zjarrfikës dhe dy zjarrfikës.

Dje nga ora 14:11 deri në orën 15:15, zjarrfikësit në Manastir kanë intervenuar me një mjet zjarrfikës në një deponi të egër të djegur në lagjen “Bair”.

“Në numrin e vetëm telefonues për emergjenca – 112 në QMK në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 1.588 thirrje, nga të cilat “reale” – 54.85 përqind, dhe 45.15 përqind – për nevoja të tjera të qytetarëve, të cilat nuk kanë qenë urgjente. 61,03 përqind janë drejtuar në polici, 35,66 përqind në Shërbimin e Urgjencës Mjekësore, 1,84 përqind zjarrfikësve dhe 0,37 përqind në LAMM të thirrjeve aktuale në 112 në QMK”, thuhet në njoftimin e sotëm.