RMV, tre persona janë lënduar në një aksident në autostradën Tetovë-Shkup

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku në autostradën Tetovë-Shkup që ka ndodhur sot rreth orës 15:30, shkruan MIA, njofton Portalb. Në SPB Tetovë është denoncuar se në autostradën në afërsi të një objekti hotelierik, ka ndodhur aksident midis dy automjeteve me targa tetovare edhe atë “folksvagen golf” i drejtuar nga 62-vjeçari SH.A. nga […]

RMV, tre persona janë lënduar në një aksident në autostradën Tetovë-Shkup
Policia e RMV-së, Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku në autostradën Tetovë-Shkup që ka ndodhur sot rreth orës 15:30, shkruan MIA, njofton Portalb.

Në SPB Tetovë është denoncuar se në autostradën në afërsi të një objekti hotelierik, ka ndodhur aksident midis dy automjeteve me targa tetovare edhe atë “folksvagen golf” i drejtuar nga 62-vjeçari SH.A. nga Zhelina e Tetovës dhe “opel astra” që ka qenë i drejtuar nga tetovari 58-vjeçar B.I.

“Në aksident, shoferi i ‘opel’-it dhe bashkëudhëtarët nga ‘golf’ B.A.(27) dhe 19-vjeçares A.A. nga Zhelina kanë marrë lëndime trupore të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës”, informoi Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Në vendin e aksidentit ka kryer ekspertizë ekip i SPB Tetovë.