Rot: Në zgjedhjet e RMV-së ka triumfuar nacionalizmi i djathtë, një goditje serioze për BE-ambiciet

Sipas deputetit të kuvendit gjerman, nëse anëtarësimi drejtë Bashkimi Evropian vazhdon në mënyrë teknokratike, ajo do të kontribuon për rritjen drastike të nacionalizmit dhe euroskeptizimit, ndërsa të lumtur për këtë do të jenë Rusia dhe Kina, raporton 360shkallë, përcjell Portalb.mk. Ish-sekretari shtetëror për Evropë në Ministrinë për punë të jashtme gjermane dhe kryetari aktual në […]

Rot: Në zgjedhjet e RMV-së ka triumfuar nacionalizmi i djathtë, një goditje serioze për BE-ambiciet
Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 8 majit 2024 në RMV. Infografik: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Sipas deputetit të kuvendit gjerman, nëse anëtarësimi drejtë Bashkimi Evropian vazhdon në mënyrë teknokratike, ajo do të kontribuon për rritjen drastike të nacionalizmit dhe euroskeptizimit, ndërsa të lumtur për këtë do të jenë Rusia dhe Kina, raporton 360shkallë, përcjell Portalb.mk.

Ish-sekretari shtetëror për Evropë në Ministrinë për punë të jashtme gjermane dhe kryetari aktual në Komisionin për punë të jashtme në Bundestag, Mihael Rot, te postimi në rrjetet sociale deklaroi që zgjedhjet në Republikën e Maqedonisë ka triumfuar nacionalizmi i djathtë dhe vlerësoi që kjo është një goditje serioze për BE-ambiciet e vendit.

Ai fajin për situatën e tillë nuk e gjen vetëm te humbësit socialdemokratë në Qeveri, por edhe te shtetet e BE-së, të cilët, siç deklaroi, i kanë evropianizuar çështjet bilaterale dhe kërcënuar me ato.

Zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare në RMV u mbajtën me 8 maj 2024. Sipas rezultateve përfundimtare, VMRO-DPMNE fitoi 58 deputetë, Fronti Evropian 19, LSDM 18, VLEN 13, E Majta 6 dhe Znam 6. Përbërja e re e Kuvendit duhet të konstituohet më së voni 20 ditë pas zgjedhjeve.

Ndryshimet kushtetuese janë kusht për zhbllokimin e procesit eurointegrues në Maqedoninë e Veriut. Me ato nënkuptohet shtimin e bullgarëve dhe kombeve tjera në Kushtetutë. Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.