Rrëfimi i Selmanajt për letrën që ia dërgoi Hilmi Haradinaj djalit të tij në Shqipëri, Luanit

Ish i burgosuri politik, Rasim Selmanaj ka rrëfyer aktivitetin e tij të hershëm kombëtar. Ai ka rrëfyer për një letër që Hilmi Haradinaj kishte kërkuar që t’ia dëegonte djalit të tij, Luanit në Shqipëri. “Ishte periudha kur filluan stërvitjet e para ushtarake, heroi i Kombit Shkëlzen Haradinaj ka qenë duke më pritur për t’ia dhënë […]

Rrëfimi i Selmanajt për letrën që ia dërgoi Hilmi Haradinaj djalit të tij në Shqipëri, Luanit
rrefimi-i-selmanajt-per-letren-qe-ia-dergoi-hilmi-haradinaj-djalit-te-tij-ne-shqiperi,-luanit

rrefimi-i-selmanajt-per-letren-qe-ia-dergoi-hilmi-haradinaj-djalit-te-tij-ne-shqiperi,-luanit

Ish i burgosuri politik, Rasim Selmanaj ka rrëfyer aktivitetin e tij të hershëm kombëtar.

Ai ka rrëfyer për një letër që Hilmi Haradinaj kishte kërkuar që t’ia dëegonte djalit të tij, Luanit në Shqipëri.
“Ishte periudha kur filluan stërvitjet e para ushtarake, heroi i Kombit Shkëlzen Haradinaj ka qenë duke më pritur për t’ia dhënë letrën. Atij ia dhash letrën të cilën ma kishte kërkuar babait i tyre, Hilmi Haradinaj. Dhe ka arritur deri tek Luani në Shqipëri”, ka thënë ai.

Pas vrasjes së heroit të kombit, Selmanaj ka treguar se kanë organizuar edhe të pame, përkundër kërcënimeve nga policia serbe.

“Kur është vrarë Luan Haradinaj, edhe Hilmi Haradinaj edhe Dauti erdhën tek shtëpia jonë në Gllogjan, ata na treguan se Luani është vrarë, dhe se po kërkojmë nga ju të na tregoni se a të tregojmë që është vrarë si pjesëtar i UÇK-së apo jo, aty erdhi Dauti me të cilën vendosëm që ai të nderohet si ushtar i UÇK-së. Më pas kanë vazhduar diskutimet brenda shtëpisë, për organizimin e varrimit e homazheve. Më pas kemi njoftuar për rastin e rënies së tij, që është vrarë në kufirin shqiptaro-shqiptar, e kemi botuar më pas edhe në revistën “Bujku”. Gjatë kohës që kemi organizuar të pame, kanë ardhur dy policë serbë, por që nuk kanë guxuar që të afrohen tek fotografia që bënin homazhe qytetarët”, ka përfunduar ai/Frontal/