Seancë të jashtëzakonshme, Kuvendi do të diskutojë për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës

Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë seancë të jashtëzakonshme të enjten (12 tetor), në të cilën seancë pikë e rendit të ditës do të jetë “Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për mbështetjen urgjente financiare për Policinë e Kosovës”. Në dokumentin të cilin e ka siguruar Front Online, thuhet se seanca do të fillojë nga ora 11:00. Sipas […]

Seancë të jashtëzakonshme, Kuvendi do të diskutojë për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës
seance-te-jashtezakonshme,-kuvendi-do-te-diskutoje-per-mbeshtetjen-urgjente-financiare-te-policise-se-kosoves

seance-te-jashtezakonshme,-kuvendi-do-te-diskutoje-per-mbeshtetjen-urgjente-financiare-te-policise-se-kosoves

Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë seancë të jashtëzakonshme të enjten (12 tetor), në të cilën seancë pikë e rendit të ditës do të jetë “Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për mbështetjen urgjente financiare për Policinë e Kosovës”.

Në dokumentin të cilin e ka siguruar Front Online, thuhet se seanca do të fillojë nga ora 11:00.

Sipas dokumentit kjo kërkesë për seancë të jashtëzakonshme është bërë nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri.

“Policia e Kosovës, si njëri prej institucioneve më të rëndësishme të sigurisë në Republikën e Kosovës, zyrtarët e të cilës me vetëmohim dhe përgjegjësi të lartë, në çdo kohë e çdo rrethanë, janë në nivelin më të mirë të detyrës, për fat të keq janë diskriminuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Fakti se, që nga hyrja në fuqi (05 shkurt 2023) e Ligjit 08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik, zyrtarëve policor i është ndalur shtesa e rrezikshmërisë, paraqet një vendim te padrejtë që ndikon drejtpërdrejtë në mirëqenien e tyre, të familjeve të tyre por edhe në vullnetin dhe motivin përballë punës së perditshme sfiduese. Janë bërë tetë muaj që Policia e Kosovës nuk është duke i gëzuar shtesat e rrezikshmërisë. Që nga fillimi i ndalimit të kësja shtese, ka pasur paqartësi dhe premtime të mbajtur nga zyrtarët qeveritarë. Policia e Kosovës është ende në pritje të ekzekutimit të kësaj pagese”, thuhet në kërkesën për seancë.

Aty thuhet se është koha e fundit për të marrë masa të menjëhershme për miratimin e ligjit për pensionim të parakohshëm dhe pagesën e sigurimit shëndetësor për zyrtarët policorë.

Sipas draft-rezolutës thuhet se duhet të obligohet Qeveria që brenda afatit prej 15 ditësh nga miratimi i rezolutës, të bëjë ndarjen e mjeteve të nevojshme financiare pë pagesën e shtesës së rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës dhe atë në mënyrë retroaktive nga dita e hyrjes në fuqi të Ligjit 08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik (për secalin muaj).

“Të obligohet Qeveria që të propozojë buxhetin e nevojshëm- për vitin e ri fiscal 2024 për mbulimin e pagesës së sigurimit shëndetësor për të gjithë zyrtarët policorë të Kosovës nga janari 2024 dhe të obligohet Qeveria që brenda afatit prej 60 ditësh nga miratimi i kësaj resolute, të marrë nismën për harimin, propozimin dhe miratimin e Projektligjit për Pensionim të Parakohshëm të zyrtarëve policorë të Policisë dhe punonjësit e Inspektoratit.

Dhe të zotohet që shqyrtimi parlamentar i Projektligjit nga pika 3 e kësaj rezolute, të bëhet në procedurë të përshpejtuar në pajtim me rregullat e punës së Kuvendit”, thuhet në kërkesë.

Dokumenti përmban edhe nënshkrimet e 33 deputetëve të: Grupit Parlamentar të PDK-së, të LDK-së dhe AAK-së.