Ambasadori francez: Kosova është Evropë, mos pini duhan në prani të fëmijëve

Ambasadori i Francës në Prishtinë, Olivier Guerot, para se të caktohej për të shërbyer në vendin tonë, nuk ka pritur që Kosova të ketë afërsi të madhe me Evropën Perëndimore. Mirëpo, në një intervistë për Klankosova.tv, ai thotë se ka gjetur tjetër situatë dhe thotë se kjo afërsi ka ardhur si pasojë e diasporës dhe […]

Ambasadori francez: Kosova është Evropë, mos pini duhan në prani të fëmijëve
ambasadori-francez:-kosova-eshte-evrope,-mos-pini-duhan-ne-prani-te-femijeve

ambasadori-francez:-kosova-eshte-evrope,-mos-pini-duhan-ne-prani-te-femijeve

Ambasadori i Francës në Prishtinë, Olivier Guerot, para se të caktohej për të shërbyer në vendin tonë, nuk ka pritur që Kosova të ketë afërsi të madhe me Evropën Perëndimore.

Mirëpo, në një intervistë për Klankosova.tv, ai thotë se ka gjetur tjetër situatë dhe thotë se kjo afërsi ka ardhur si pasojë e diasporës dhe refugjatëve që u kthyen në Kosovë pas disa viteve të kaluara në Francë apo në vende të tjera perëndimore.

Madje tash ai thotë se Kosova është Evropë dhe nuk është aq ndryshe nga vendet tjera evropiane “siç shumë besojnë”.

“Nuk e prisja që afërsia me Evropën Perëndimore të ishte kaq e madhe. Kjo ndoshta për shkak të diasporës dhe refugjatëve që u kthyen në Kosovë pas disa viteve të kaluara në Francë apo vende tjera. Sido që të jetë, Kosova nuk është aq ndryshe sa shumë besojnë. Kosova është Evropë. Jam i kënaqur që shumë kosovarë kanë mundësinë të bëjnë këtë konstatim, në drejtim të kundërt, duke ardhur më lehtë për të vizituar BE-në me liberalizimin e vizave”, ka thënë Guerot për Klankosova.tv.

Diplomati francez theksoi se ajo që i ka bërë më shumë përshtypje në Kosovë është diversiteti i madh në një territor të vogël.

Ai theksoi në intervistë se një pikë që Franca dhe Kosova mund ta kenë të përbashkët, e që nuk është fort pozitive, është ajo e femicidit dhe pabarazisë mes burrave dhe grave.

Ndërsa, Guerot përmend edhe bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve në fushën e kulturës, me theks të veçantë në film dhe arkeologji – në këtë të fundit duke potencuar zbulimet e fundit në Kosovë.

Sidoqoftë, punën si ambasador në Kosovë e vlerëson me momente dramatike, duke përmendur edhe sulmin në Banjskë të Zveçanit.

Ai flet edhe për aspektin e sigurisë, duke thënë se ka rreziqe të shumta për tensione të reja në vend.