Sela para fillimit të Kuvendit: Presim Taravarin të vijë të raportojë, Kuvendi do vendosë nëse do ta shkarkojë (Video)

Filloi Kuvendi i Aleancës për Shqiptarët me në krye Ziadin Selën. Paraprakisht u mbajt një tjetër kuvend i kësaj partie në Kumanovë me në krye Arben Taravarin. Një nga dy pikat e rendit të ditës të Kuvendit të sotëm është që t’i kërkohet kryetarit të partisë, Arben Taravarit, raport rreth zhvillimeve politike lidhur me zgjedhjet […]

Sela para fillimit të Kuvendit: Presim Taravarin të vijë të raportojë, Kuvendi do vendosë nëse do ta shkarkojë (Video)

Filloi Kuvendi i Aleancës për Shqiptarët me në krye Ziadin Selën. Paraprakisht u mbajt një tjetër kuvend i kësaj partie në Kumanovë me në krye Arben Taravarin. Një nga dy pikat e rendit të ditës të Kuvendit të sotëm është që t’i kërkohet kryetarit të partisë, Arben Taravarit, raport rreth zhvillimeve politike lidhur me zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare. Siç deklaroi Sela para fillimit të kuvendit, tha se ata kanë të drejtë ta shkarkojnë kryetarin e partisë, por duhet të thërrasë edhe Kongresin. Ai shtoi se është ftuar edhe Arben Taravari dhe pret që të vijë për të raportuar për vendimet e tij, raporton Portalb.mk.

“Pika e parë është që kryetari të jep raport në lidhje me ndodhitë e fundit, dhe pika e dytë është të shqyrtohet i vetmi vendim i kryesisë së partisë që partia të shkojë e vetme në zgjedhje. Do të presim edhe pak që të vijë edhe Taravari dhe ndryshe do të fillojmë”, tha Sela.

Sela në hapje tha se prej 139 anëtarëve, 108 janë prezent në Kuvendin e sotëm., ndërkohë jozyrtarisht një anëtar i ASh-së tha se janë 87. 

Nëse është thirrur edhe Kongresi i partisë, Taravari me gjasë do të shkarkohet pasi, pasi ky organ me shumicë prej 2/3 bën shkarkimin e krytetarit të partisë.

Me 8 shkurt, nga ana tjetër u mbajt Kuvendi i Aleancës për Shqiptarët, i thirrur me 8 shkurt në Kumanovë nga lideri i partisë, Arben Taravari, i ka dhënë mbështetje këtij të fundit për bashkëpunim parazgjedhor me opozitën shqiptare, në mënyrë që të angazhohet “për të çuar BDI-në në opozitë”. Megjithatë, Kuvendi i ka vendosur kusht Taravarit që të vazhdojë rrugën evropiane dhe të mos bëjë koalicon me forca anti-perëndimore.

Kujtojmë se Kuvendi mbrëmë pas mesnate me 62 vota “për” dhe asnjë votë “kundër” i shkarkoi ministrat e Shëndetësisë dhe të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu. Në votim nuk morën pjesë deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare. Të hënën do të bëhet zgjedhja e ministrave të rinj.

Mexhiti dhe Aliu janë shkarkuar me propozim të kryeministrit teknik Talat Xhaferi i cili nga foltorja e kuvendit sot duke e sqaruar propozimin për shkarkimin tha se sipas ligjit, nuk mund të ketë dy subjekte opozitare në përbërje të Qeverisë dhe se ky është shkaku kryesor pse është propozuar shkarkimi i dy ministrave.

Ndryshimi i ministrave nga Aleanca për Shqiptarët ndodh pasi kreu i partisë Arben Taravari dhe kryetari i Kuvendit Qendror Ziadin Sela hynë në konflikt të hapur për koalicionin e mundshëm parazgjedhor me opozitën shqiptare. Sela mbetet në Qeveri, ndërsa Taravari i është bashkuar Lidhjes Evropiane për Ndryshim.