Sërish kolona në kufi, katër orë pritje për të dalë nga pikë-kalimi Merdar

Vazhdojnë kolonat dhe pritjet e gjata në vendkalimin kufitar Merdar. Bashkatdhetarët po vazhdojnë të presin deri në katër orë për të dalë nga Kosova nga kjo pikë kufitare. Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në njoftimin e orës 07:56 bën të ditur se përveç në Merdare, edhe në pikën tjetër kufitare Dheu i Bardhë pritjet për […]

Sërish kolona në kufi, katër orë pritje për të dalë nga pikë-kalimi Merdar
serish-kolona-ne-kufi,-kater-ore-pritje-per-te-dale-nga-pike-kalimi-merdar

serish-kolona-ne-kufi,-kater-ore-pritje-per-te-dale-nga-pike-kalimi-merdar

Vazhdojnë kolonat dhe pritjet e gjata në vendkalimin kufitar Merdar. Bashkatdhetarët po vazhdojnë të presin deri në katër orë për të dalë nga Kosova nga kjo pikë kufitare.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në njoftimin e orës 07:56 bën të ditur se përveç në Merdare, edhe në pikën tjetër kufitare Dheu i Bardhë pritjet për të dalë nga Kosova janë 1 orë e 40 minuta.

Ndërkaq, në Mutivodë bashkatdhetarët po presin deri në 15 minuta për ta lëshuar Kosovën.

Në pikat tjera kufitare nuk raportohet për kolona.

Ditë më parë Policia e Kosovës u bëri thirrje qytetarëve që t’i shfrytëzojnë edhe pikat tjera kufitare në mënyrë që të shmangen kolonat e gjata dhe pritjet.