Shaban Kurti, në mesin e 88 kadetëve policor nga komunitetet – “Do t’i shërbej me dinjitet vendit tim dhe qytetarëve”

Në mesin e gjeneratës së 59-të të Policisë së Republikës së Kosovës, 88 kadetë janë nga komunitetet jo-shumicë. Njëri prej tyre është Shaban Kurti, nga komuniteti ashkali i cili do t’i shërbej shtetit dhe shoqërisë. Ai ka rrëfyer për FrontOnline se gjithmonë ka pasur dëshirë t’i shërbej shtetit dhe vendit, ku ka qenë pjesë e […]

Shaban Kurti, në mesin e 88 kadetëve policor nga komunitetet – “Do t’i shërbej me dinjitet vendit tim dhe qytetarëve”
shaban-kurti,-ne-mesin-e-88-kadeteve-policor-nga-komunitetet-–-“do-t’i-sherbej-me-dinjitet-vendit-tim-dhe-qytetareve”

shaban-kurti,-ne-mesin-e-88-kadeteve-policor-nga-komunitetet-–-“do-t’i-sherbej-me-dinjitet-vendit-tim-dhe-qytetareve”

Në mesin e gjeneratës së 59-të të Policisë së Republikës së Kosovës, 88 kadetë janë nga komunitetet jo-shumicë.

Njëri prej tyre është Shaban Kurti, nga komuniteti ashkali i cili do t’i shërbej shtetit dhe shoqërisë.

Ai ka rrëfyer për FrontOnline se gjithmonë ka pasur dëshirë t’i shërbej shtetit dhe vendit, ku ka qenë pjesë e shoqërisë civile duke implementuar projekte të ndryshme në vend.

Duke pasur parasysh që në këtë gjeneratë është rritur numri i pjesëtarëve të komuniteteve jo-shumicë në Policinë e Kosovës, ai tregon se procesi i shkollimit, trajnimit dhe stërvitjet në Akademinë Policore ka qenë sfiduese për të, por me ndihmën e Ligjërueseve dhe Trajnerëve ka qenë e lehtë

Faktori kyç që e ka shtyrë që ai të bëhet polic ka qenë familja.

Kurti ka një mesazh për gjithë të rinjtë e komuniteteve jo-shumicë të cilët kanë dëshirë të behën pjesë e Policisë së Kosovës.

 “Ftoj të gjithë të rinjtë e komuniteteve jo-shumicë që të bëhen pjesë e Policisë së Kosovës sepse profesioni i policit, sa është sfidues po aq është edhe profesion unik. Ne duhet të jemi krenar që çdo ditë u shërbejmë dhe mbrojmë qytetarët tanë”, tha ai në një prononcim për Front Online.

Planet e tij pas Diplomimit janë që t’i shërbej në mënyrë dinjitoze vendit, komunitetit dhe shoqërisë./Front Online/