Po bartnin dru me dokumente të falsifikuara, rasti inicohet në Polici

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka iniciuar rast për ‘falsifikim të dokumenteve ndaj disa personave që po bartnin drunjë. Sipas raportit të policisë, gjatë patrullimit në udhëkryqin e rrugëve që shpije në drejtim të fshatrave Sfircë, Zajqevc e Tugjec, janë ndaluar për kontroll katër kamionë që po bartnin dru. Gjatë kontrollit dokumentacionit përkatës që […]

Po bartnin dru me dokumente të falsifikuara, rasti inicohet në Polici
po-bartnin-dru-me-dokumente-te-falsifikuara,-rasti-inicohet-ne-polici

po-bartnin-dru-me-dokumente-te-falsifikuara,-rasti-inicohet-ne-polici

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka iniciuar rast për ‘falsifikim të dokumenteve ndaj disa personave që po bartnin drunjë.

Sipas raportit të policisë, gjatë patrullimit në udhëkryqin e rrugëve që shpije në drejtim të fshatrave Sfircë, Zajqevc e Tugjec, janë ndaluar për kontroll katër kamionë që po bartnin dru.

Gjatë kontrollit dokumentacionit përkatës që lëshohet për transportimin e lëndëve drusore, policia ka vërejtur se ai dokumentacion dyshohet të jetë i falsifikuar.

Si pasojë e rastit janë sekuestruar 80m³ dru, si dhe kamionët me të cilët kryhej transporti.