SHBA-ja ka pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave antitank

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur sot ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Hill, me të cilin ka biseduar për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve politike dhe ekonomike serbo-amerikane, pozitën ndërkombëtare të Serbisë, situatën në Kosovë dhe vazhdimin e dialogut, si dhe ngjarjet aktuale gjeopolitike, transmeton FrontOnline. Presidenti Vuçiq theksoi se Serbia […]

SHBA-ja ka pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave antitank
shba-ja-ka-pranuar-kerkesen-e-kosoves-per-blerjen-e-raketave-antitank

shba-ja-ka-pranuar-kerkesen-e-kosoves-per-blerjen-e-raketave-antitank

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur sot ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Hill, me të cilin ka biseduar për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve politike dhe ekonomike serbo-amerikane, pozitën ndërkombëtare të Serbisë, situatën në Kosovë dhe vazhdimin e dialogut, si dhe ngjarjet aktuale gjeopolitike, transmeton FrontOnline.

Presidenti Vuçiq theksoi se Serbia është e interesuar të forcojë bashkëpunimin ekonomik me SHBA-në në të gjitha nivelet dhe se pret një rritje të investimeve amerikane në Serbi, duke pasur parasysh përvojat e mira të investitorëve ekzistues, thuhet në deklaratën e Shërbimit për Bashkëpunim me Media të Presidentit të Serbisë.

Presidenti vuri në dukje se është e nevojshme që vendi ynë të vazhdojë punën për forcimin jo vetëm të infrastrukturës rrugore, por edhe të energjisë, dhe bëri të ditur se së shpejti pritet të nënshkruhen kontrata të rëndësishme ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së për zhvillimin e infrastrukturës.

Marrëdhëniet e mira ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së ndikuan edhe në krijimin e një terreni të përshtatshëm për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, përfunduan bashkëbiseduesit.

Me këtë rast, ambasadori Hill e njoftoi Vuçiqin për vendimin e SHBA-ve për të pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave antitank Javalin, transmeton FrontOnline.

Siç tha ambasadori Hill, Departamenti i Shtetit do t’ia dërgojë kërkesën e Kosovës Kongresit Amerikan, i cili fillon procedurën zyrtare.

Vuçiq tha se ky informacion është një zhgënjim i madh për Serbinë, por se vendi ynë së bashku me SHBA-në do të punojnë për ruajtjen e marrëdhënieve serbo-amerikane.

“Për ne është me rëndësi të madhe që paqja në rajon të mos prishet dhe Serbia të vazhdojë të veprojë me përgjegjësi dhe të kontribuojë për stabilitetin në Ballkan”, tha Vuçiq./FrontOnline/