Shefi i EULEX-it: Policia Speciale e Kosovës është reduktuar ndjeshëm në Veri, ne e kemi shtuar praninë
Shefi i EULEX-it, Giovani Pietro Barbano, ka dhënë një intervistë pas takimit me komandantin e KFOR-it dhe drejtorin e Policisë së Kosovës lidhur me situatën në veri dhe fillimin e largimit të policisë nga objektet e komunave atje, duke konsideruar se prania e policisë speciale në veri është reduktuar dukshëm. Ai ka thënë se EULEX […]
Shefi i EULEX-it, Giovani Pietro Barbano, ka dhënë një intervistë pas takimit me komandantin e KFOR-it dhe drejtorin e Policisë së Kosovës lidhur me situatën në veri dhe fillimin e largimit të policisë nga objektet e komunave atje, duke konsideruar se prania e policisë speciale në veri është reduktuar dukshëm.
Ai ka thënë se EULEX e ka mirëpritur lajmin për reduktimin e policisë në veri të vendit.
“Misioni e mirëpriti njoftimin e policisë së Kosovës dhe autoriteteve të Kosovës për reduktimin e pranisë policore pranë objekteve komunale në veri të Kosovës për 25 për qind dhe ne presim që të ndihmojmë në uljen e mëtutjeshme të kësaj prezence edhe për 25 për qind të tjera. Barbano në një intervistë për Euronews Serbia.
Ai konsideron se procesi ka filluar.
I pyetur nëse plani evropian nënkupton tërheqjen e plotë të forcave speciale nga veriu i Kosovës, Barbano përgjigjet:
“Sipas vlerësimit tonë, prania e Policisë Speciale të Kosovës në veri është zvogëluar jashtëzakonisht dhe ky ishte hapi i parë i ndërmarrë nga autoritetet në Prishtinë. EULEX-i ka shtuar praninë edhe në veri – tani keni patrullat e dukshme që synojnë plotësoni boshllëkun e krijuar pas shkarkimit të policëve serbë nga puna në fund të majit 2023”.
Barbano thotë se vlerësimi i tanishëm i EULEX-it është se situata është “shumë më stabile dhe paqësore”, prandaj vazhdon ta monitorojë situatën.
Tutje ai është shprehur se EULEX-i është i përkushtuar për respektimin e të drejtave të njeriut të të gjithë qytetarëve dhe i monitoron me kujdes rastet më të ndjeshme, veçanërisht në veri – por jo vetëm atje.