Shtetet që sollën më së shumti turistë në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2023 ka shënuar rritje të numrit të turistëve për 18.8 përqind, ashtu që numri i turistëve vendor shënoi ulje për 1.2 përqind, ndërsa turistët e huaj për 32.9 %, transmeton Portalb.mk. “Numri i turistëve në qershor të vitit 2023 është 110 319, nga të cilët […]

Shtetet që sollën më së shumti turistë në Maqedoninë e Veriut
Struga - Fotografuar nga Shefkije Alasani / Portalb.mk

Maqedonia e Veriut gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2023 ka shënuar rritje të numrit të turistëve për 18.8 përqind, ashtu që numri i turistëve vendor shënoi ulje për 1.2 përqind, ndërsa turistët e huaj për 32.9 %, transmeton Portalb.mk.

“Numri i turistëve në qershor të vitit 2023 është 110 319, nga të cilët 23.5 % janë turistë vendor dhe 76.5 % turistë të huaj. Numri i netëve të kaluara në qershor të vitit 2023 është 225 092, nga të cilat 30.6 % janë turistë vendor dhe 69.4 % janë turistë të huaj”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Vetëm në muajin qershor më së shumti turistë kanë ardhur nga Turqia (25 394), Serbia (6 707), Polonia (3 712), Gjermania (3 677), Ukraina (3 595), Greqia (3 574), etj.