Shtyhet gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, kjo është arsyeja

Në mungesë të anëtarit të trupit gjykues, Leon Përlaska është shtyrë seanca për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, e cila ishte paraparë të mbahej këtë të enjte, në Gjykatën Themelore të Pejës. Kryetarja e trupit gjykues Violeta Husaj-Rugova, bëri të ditur anëtari i trupit gjykues Përlasku mungon për arsye familjare. Andaj, në mungesë të kushteve […]

Shtyhet gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, kjo është arsyeja
shtyhet-gjykimi-per-vrasjen-e-trefishte-ne-gllogjan,-kjo-eshte-arsyeja

shtyhet-gjykimi-per-vrasjen-e-trefishte-ne-gllogjan,-kjo-eshte-arsyeja

Në mungesë të anëtarit të trupit gjykues, Leon Përlaska është shtyrë seanca për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, e cila ishte paraparë të mbahej këtë të enjte, në Gjykatën Themelore të Pejës.

Kryetarja e trupit gjykues Violeta Husaj-Rugova, bëri të ditur anëtari i trupit gjykues Përlasku mungon për arsye familjare.

Andaj, në mungesë të kushteve ligjore për mbajtjen e kësaj seance gjyqësore, e njëjta u shty për një datë tjetër.

Sipas aktakuzës së ngritur më 5 maj 2023 nga Prokuroria Themelore në Pejë, të pandehurit Halil, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj, ngarkohen se më 26 nëntor 2021, në fshatin Gllogjan, Komuna e Deçanit, saktësisht në rrugën “Ismajl Haradinaj”, të shtyrë nga hakmarrja e paskrupullt, në marrëveshje e bashkëveprim me njëri-tjetrin, privojnë nga jeta tre persona, dy prej tyre të cilët ishin fëmijë. Pra, të vdekur mbetën shoferi i autobusit G.Gj, si dhe nxënësit L.H (17 vjeçar) dhe G.M (17 vjeçare)./Betimi për Drejtësi