Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen në Klinë

Gjatë ditës së sotme do të mbahet seanca e procedurës paraprake , ku do të shqyrtohet kërkesa e prokurorit të shtetit, për t’ju caktuar masa e paraburgimit Tush Frrokajt, të dyshuarit për veprën penale “Vrasje e rëndë”. Lajmin për Front Online e konfirmoi zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi. “Është bërë kërkesa për […]

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen në Klinë
kerkohet-paraburgim-ndaj-te-dyshuarit-per-vrasjen-ne-kline

kerkohet-paraburgim-ndaj-te-dyshuarit-per-vrasjen-ne-kline

Gjatë ditës së sotme do të mbahet seanca e procedurës paraprake , ku do të shqyrtohet kërkesa e prokurorit të shtetit, për t’ju caktuar masa e paraburgimit Tush Frrokajt, të dyshuarit për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Lajmin për Front Online e konfirmoi zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Është bërë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, prokurori i shtetit ka dorëzuar kërkesën në departamentin për krime të rënda. Njëkohësisht, gjatë ditës së sotme, do të mbahet seanca e procedurës paraprake , ku do të shqyrtohet kërkesa e prokurorit të shtetit, që t’i caktohet masa e paraburgimit Tush Frrokaj”, thotë Nikçi.