Miroslav Lajçak: Duhet të kapërcejmë të kaluarën, të kërkojmë dialog

Lajçak: Duhet të kapërcejmë të kaluarën, të kërkojmë dialog. Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në Forumin e Prespës tha se kanë folur për komponentët për pajtimin në Ballkanin Perëndimor. Ai shtoi se duhet të kapërcehet e kaluara dhe duhet fokusim në dialog. “Në Forumin e Prespës ne diskutuam komponentët për pajtimin në […]

Miroslav Lajçak: Duhet të kapërcejmë të kaluarën, të kërkojmë dialog

Lajçak: Duhet të kapërcejmë të kaluarën, të kërkojmë dialog.

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në Forumin e Prespës tha se kanë folur për komponentët për pajtimin në Ballkanin Perëndimor.

Ai shtoi se duhet të kapërcehet e kaluara dhe duhet fokusim në dialog.

“Në Forumin e Prespës ne diskutuam komponentët për pajtimin në Ballkanin Perëndimor. Theksova se duhet të kapërcejmë të kaluarën e trashëguar, të kërkojmë dialog, të fokusohemi në të ardhmen e përbashkët europiane, të jemi të guximshëm dhe të kemi një vizion për të gjithë rajonin”.

Në këtë forum pjesëmarrëse ishte edhe zëvendëskryeministrja e Kosovës Emilja Rexhepi.