Si votuan komunat e shqiptarëve për Osmanin dhe Taravarin? (Infografik)

Asnjëri nga dy kandidatët shqiptar për president në Maqedoninë e Veriut nuk arriti të futet në rrethin e dytë pasi nuk arritën të sigurojnë mjaftueshëm vota. Bujar Osmani nga Fronti Evropian mori mbi 37 mijë vota më tepër se Arben Taravari nga VLEN. Portalb.mk analizoi se si votuan komunat e shqiptarëve në këto zgjedhje për […]

Si votuan komunat e shqiptarëve për Osmanin dhe Taravarin? (Infografik)
Bujar Osmani dhe Arben Taravari. Foto ilustrim nga Fisnik Xhelili/Portalb.mk (Fotoja në prapavi nga Canva)

Asnjëri nga dy kandidatët shqiptar për president në Maqedoninë e Veriut nuk arriti të futet në rrethin e dytë pasi nuk arritën të sigurojnë mjaftueshëm vota. Bujar Osmani nga Fronti Evropian mori mbi 37 mijë vota më tepër se Arben Taravari nga VLEN. Portalb.mk analizoi se si votuan komunat e shqiptarëve në këto zgjedhje për Osmanin dhe Taravarin.

Gjithsej Bujar Osmani mori 121.088 vota, ndërsa Arben Taravari 83.393 vota.

Si votuan komunat e shqiptarëve për Bujar Osmanin dhe Arben Taravarin
Si votuan komunat e shqiptarëve për Bujar Osmanin dhe Arben Taravarin

Sipas 99.9 përqind të votave të numëruara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, Gordana Siljanovska Davkova ka marrë 363.086 vota, Stevo Pendarovski 180.500 vota, Bujar Osmani 121.088 vota, Maksim Dimitrievski 83.856 vota, Arben Taravari 83.393 vota, Biljana Vankovska Cvetkovska 41.331 vota dhe Stevço Jakimovski 8.121 vota.

Ngjashëm si në zgjedhjet presidenciale të vitit 2019, më 8 maj në rrethin e dytë do të përballen presidenti aktual i vendit dhe njëherit kandidat i LSDM-së Stevo Pendarovski dhe kandidatja e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska.