Sot pritet të mbahet seanca parlamentare për votimin e qeverisë teknike të RMV-së
Sot në ora 11:00 pritet të fillojë seanca e Kuvendit me një pikë të vetme të rendit të ditës, zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, shkruan Portalb.mk. Talat Xhaferi, mandatori për kryeministër teknik dje në Kuvend dorëzoi dokumentin e plotë të propozimit për qeveri teknike, duke përfshirë edhe kandidatët për ministra nga […]
Sot në ora 11:00 pritet të fillojë seanca e Kuvendit me një pikë të vetme të rendit të ditës, zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, shkruan Portalb.mk.
Talat Xhaferi, mandatori për kryeministër teknik dje në Kuvend dorëzoi dokumentin e plotë të propozimit për qeveri teknike, duke përfshirë edhe kandidatët për ministra nga VMRO-DPMNE.
Në Kuvend është dorëzuar edhe programi për punën e qeverisë teknike dhe materialet u janë dorëzuar të gjithë deputetëve.
Në programin e publikuar në faqen e Kuvendit, ndër të tjera, shkruhet se prioritet kryesor i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut është përgatitja dhe organizimi i zgjedhjeve të drejta, të lira dhe të ndershme presidenciale dhe parlamentare, të 24 prillit dhe 8 majit.
Kujtojmë se më 26 janar, Talat Xhaferi dha dorëheqje nga detyra e kryeparlamentarit dhe pranoi nga presidenti i shtetit Stevo Pendarovski mandatin për formimin e Qeverisë teknike, të cilën pritet ta udhëheqë ai si kryeministër i parë shqiptar.
Më 5 qershor të vitit 2020, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në shënimin e 18 vjetorit të themelimit të partisë, shpalosi idenë e kryeministrit të parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut
Kryetari i VMRO–DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pas takimit në qershor të këtij viti me kryeministrin, Dimitar Kovaçevski, shprehu gatishmërinë që VMRO-ja të hyjë në qeveri, por jo bashkë me BDI-në. Nga BDI menjëherë reaguan dhe thanë se e pranojnë këtë ofertë, që të mos jetë në qeveri, por që fillimisht të bëhen ndryshimet kushtetuese, të cilat janë të domosdoshme për vazhdimin e bisedimeve me BE-në.
Madje, BDI tha se do të heqë dorë edhe nga pozita e kryeministrit të parë shqiptar, por megjithatë, kjo nuk u realizua, pasi që VMRO-DPMNE u tërhoq nga bisedimet.
Për këtë pozitë, VMRO thotë që nuk do ta votojnë Xhaferin,
- LEXO: Ali Ahmeti: Nesër është ditë historike, po zgjedhim kryeministrin e parë shqiptar
- LEXO: Mickoski me qëndrim të pandryshuar, VMRO-DPMNE nuk do të votojë për qeveri teknike (Video)
- LEXO: Xhaferi sot në Kuvend do të paraqesë programin dhe përbërjen e Qeverisë teknike
- LEXO: Dorëheqjet e Kovaçevskit dhe Xhaferit nesër, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit më 26 janar, qeveria teknike me 28 janar
- LEXO: LSDM dhe BDI nuk do t’i mbështesin ministrat e VMRO-së, nëse kjo e fundit nuk e voton qeverinë teknike