Stano: Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së sot të takohen sërish për të diskutuar për situatën në Kosovë

Zëdhënësi i BE-së Peter Stano tha sot se takimi i djeshëm i diplomatëve të lartë të BE-së me emisarin evropian për dialog Miroslav Lajçak dhe të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar është vetëm një nga iniciativat e shumta diplomatike që po ndodhin në lidhje me situatën në Kosovë dhe se ambasadorët […]

Stano: Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së sot të takohen sërish për të diskutuar për situatën në Kosovë
stano:-ambasadoret-e-vendeve-anetare-te-be-se-sot-te-takohen-serish-per-te-diskutuar-per-situaten-ne-kosove

stano:-ambasadoret-e-vendeve-anetare-te-be-se-sot-te-takohen-serish-per-te-diskutuar-per-situaten-ne-kosove

Zëdhënësi i BE-së Peter Stano tha sot se takimi i djeshëm i diplomatëve të lartë të BE-së me emisarin evropian për dialog Miroslav Lajçak dhe të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar është vetëm një nga iniciativat e shumta diplomatike që po ndodhin në lidhje me situatën në Kosovë dhe se ambasadorët e shteteve anëtare do të takohen sërish pasdite për të diskutuar, raporton RTV, transmeton FrontOnline.

“Shtetet anëtare të BE-së po diskutojnë situatën dhe po shkëmbejnë informacione për zhvillimet në terren. Takimi i radhës do të mbahet sot pasdite. Ambasadorët e vendeve anëtare do të takohen për të diskutuar situatën. Këto janë procese politike që po ndodhin aktualisht. Ata po diskutojnë se çfarë po ndodh saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe çfarë veprimi do të marrin vendet anëtare”, tha Stano në konferencën për shtyp.

Ai shtoi se BE-ja nuk dëshiron të dalë me vlerësime dhe dënime derisa të përfundojë hetimi zyrtar dhe të mblidhen faktet.

“Me sa kuptojmë, hetimi është ende në vazhdim. Nuk ka përfunduar dhe është duke u zbatuar plotësisht nga Policia e Kosovës. EULEX-i dhe KFOR-i ofrojnë ndihmë sipas kërkesës. Ne duhet të shohim se kush e organizoi dhe kush e kreu këtë sulm terrorist. Dhe ata që janë përgjegjës duhet të sillen para autoriteteve të drejtësisë. BE-ja ishte shumë e qartë”, vuri në dukje Stano.

Ai po ashtu ka thënë se misioni i EULEX-it vepron në territorin e Kosovës si faktor i dytë i sigurisë, në përputhje me mandatin e tij dhe mund të reagojë vetëm nëse këtë e kërkon Policia e Kosovës.

“EULEX-i, në përputhje me mandatin e tij, po bën gjithçka që mundet për të ofruar mbështetje për Policinë e Kosovës nëse ajo kërkon. Dhe mund të konfirmoj se bashkëpunimi ka qenë shumë i mirë deri më tani. EULEX-i është duke i kryer detyrat e kërkuara nga Policia e Kosovës nga ky mision dhe do të vazhdojë të punojë”, tha Stano.

Ai shtoi se shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, gjeneralmajor i karabinierëve, Giovanni Pietro Barbano, është në kontakt të vazhdueshëm me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe e informon atë për të rejat nga terreni.

Stano ka theksuar se Borell dhe Lajçak po udhëheqin dialogun në bazë të mandatit të 27 vendeve anëtare të Unionit dhe me kërkesë të Beogradit dhe Prishtinës.

“BE, si ndërmjetës në dialog, mund t’i ndihmojë palët vetëm për të arritur një marrëveshje, por gatishmëria, guximi dhe dëshira për të arritur kompromise dhe zgjidhje konstruktive janë të nevojshme”, theksoi Stano./FrontOnline/